TIRANE– Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri thotë se rruga Tiranë-Elbasan është një turp nga ana kontraktore. I ftuar në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, ministri Gjiknuri thotë se kjo rrugë është një nga veprat e dështuara, sa i takon projekteve të investimeve.

Teksa është ndalur tek hetimet për këtë rrugë, ministri tha se do të jenë hetimet e mëtejshme të institucioneve përkatëse ato që do të hedhin dritë mbi rastin.

I pyetur nëse për këtë projekt do të mbajnë përgjegjësi edhe figura politike, si ish-ministri Haxhinasto dhe ish-kryeministri Berisha, veç atyre që tashmë janë nën hetim, ministri Gjiknuri tha se do të jenë hetimet ato që do zbardhin rastin.

PJESE NGA INTERVISTA
Një nënkontraktor thotë se pse nuk kryhen pagesat për shërbimet, por transporti kryhet me paratë e tyre?
Rruga Tiranë-Elbasan është një turp nga ana kontraktore. Ju e dini që ka nisur një hetim për këtë çështje. Unë do të interesohem për këtë gjë, por është një nga veprat e dështuara.

Kur e çuat në prokurori auditimin ishte në parashikimin tuaj që dikush do të arrestohej?
Kur unë bëra kallëzimin në prokurori isha në dijeni të faktit se ishte kryer një vepër penale. Ndryshe do bëja kallëzim të rremë. Nëse prokuroria do të bëjë hetim të thelluar dhe do të dalin çështje të tjera, kjo është punë tjetër. Auditin nuk e bëj unë, por audituesit. Unë konstatova shkeljet kur erdha në krye të institucionit, dhe denoncova atë që konstatova. Isha i detyruar ta bëjë këtë kallëzim, pasi kjo është detyra minimale e një zyrtari. E kemi detyrim nga taksapaguesve shqiptarë. Pasi njerëzit kanë pyetje, pse nuk ka përfunduar rruga? Pse është pranuar projekti i gabuar? Kjo nuk është rruga e vetme me probleme. Asnjë rrugë nuk ka përfunduar nga ato që thonë këta. As rruga e Kombit nuk ka mbaruar. Po vazhdojnë auditet edhe në rrugë të tjera.

Rruga tiranë-Elbasan tani ka arritur në dyfishin e asaj që ishte parashikuar. Ju keni deklaruar se duhet të mbahet përgjegjësi për këtë çështje, Xhika, apo drejtues të lartë politikë?
Nëse nga hetimi do të dalin elementë të tjerë, unë këtë nuk mund ta them. Personat që u kallëzuar janë persona direkt me vendimmarrjen e tyre apo mosveprime. Nëse këtë për arsye korruptive kanë lidhje me të tjerë, kjo u përket hetimeve. Sipas dokumentacionit është bërë edhe kallëzimi.

Po ministri Haxhinasto?
Thashë personat e përfshirë në audit. Po të ishte ministri, do ishte aty.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb