Mediat amerikane po raportojnë se nën urdhërat e një gjykate sekrete, hetuesit federalë kanë përgjuar ish- udhëheqësin e fushatës së presidentit, Donald Trump, Paul Manafort.

Gazeta, New York Times, ka cituar dy persona të kenë thënë se agjentët e SHBA-së e kanë njoftuar Manafort se po planifikojnë ta padisin atë, derisa po e bastisnin shtëpinë e tij në shtetin e Virgjinias.

CNN, duke cituar burime anonime, ka raportuar se hetuesit kishin urdhër sekret për të përgjuar Manafort-in, para dhe pas fushatës presidenciale të vitit 2016. Manafort dhe avokatët e tij nuk kanë reaguar ndaj raportimeve.

Manafort u bë udhëheqës i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, në qershor të 2016-tës, ndërsa u detyrua të jepte dorëheqje pas dy muajve, pas raporteve se biznesi i tij kishte lidhje me partinë e presidentit ukrainas të mbështetur nga Rusia, Viktor Yanukovich.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb