Trajneri i Bayern Mynchen, Jupp Heynckes, i cili mori drejtimin e ekipit pas largimit të Carlo Anchelotti-t, ka dhënë sot një intervistë për mediat lidhur me ndeshjen që gjermanët do të luajnë nesër në “Champions League” kundër Real Madrid.

Padiskutim vëmendje mori James Rodriguez, futbollisti i Bayern që sezponin e kaluar ishte pjesë e “galkatikëve”. Trajneri 72-vjeçar për kolumbianin është shprehur se ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike pasi u largua nga Reali, madje kishte shenja depresioni por kjo gjendje u kalua duke folur vazhdimisht dhe duke u kujdesur për të.

“Ai ishte në depresion kur erdhi në Mynich. Unë u kujdesa për të dhe kam pasur shumë biseda. Hap pas hapi ai arriti të gjente besim dhe tani mund të them se është më i relaksuar brenda ekipit. Tifozët tanë kënaqen kur e shohin atë duke luajtur futboll, pasi James është një lojtar që ka shumë fantazi.

Ai është mendje hapur e të lë të kuptosh se po ndihet mirë në Mynich dhe mendoj se kjo është më e rëndësishme. Rodriguez ka mësuar gjermanisht, por siç e dini, lojtarët që flasin spanjisht e kanë të vështirë të flasin gjermanishten, por unë mund të flas me të”, u shpreh Heynckes për mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb