PARIS- Franca, Zvicra dhe Rumania janë tre kundërshtaret e Shqipërisë nga grupin A të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2016 që do të zhvillohet në Francë.

Shorti i hedhur sot në në Paris të Francës nga Federata Europiane e Futbollit, mbërtheu para ekraneve jo vetëm kuqezinjtë e Xhani De Biasit por gjithë shqiptarët.

Si Franca, Rumania por edhe Zvicra janë skuadra që njihen e me të cilat kuqezinjtë kanë arritur rezultate të mira. Ajo që spikat është përballja me Zvicrën, pasi do sjellë edhe përballjen e dy vëllezërve Xhaka, Granit Xhaka dhe Taulant Xhaka, njëri luan për Zvicrën e tjetri për Shqipërinë.

Përfaqësuesja jonë merr pjesë për herë të parë në një kompeticion kaq të rëndësishëm, pasi arriti e dyta në fazën e grupeve, ku la pas Danimarkën e Serbinë, teksa vetëm Portugalia korri një rezultat më pozitivë se të përzgjedhurit e Xhani De Biasit.

Pjesë e delegacionit shqiptar në Francë ishin presidenti i FSHF-së, Armand Duka, sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, zv.sekretari Besnik Çela, trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi dhe menaxheri i saj, Alban Bushi.

JA GRUPET
Grupi A
Zvicër
Francë
Shqipëri
Rumani
Grupi B
Anglia
Uellsi
Sllovaki
Rusia
Grupi C
Gjermani
Irlanda e Veriut
Poloni
Ukrainë
Grupi D
Spanjë
Turqi
Kroaci
Çekia
Grupi E
Belgjika
Itali
Irlanda
Suedi
Grupi F
Austri
Portugali
Islandë
Hungari
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: