Është hedhur sot në FSHF në orën 11:30 shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Katër skuadrat e kualifikuara për këtë fazë, Skënderbeu, Kukësi, Laçi dhe Flamurtari kanë mësuar kundërshtarët.
Goglat përcaktuan që dy gjysmëfinalet të jenë Laçi-Kukësi dhe Skënderbeu-Flamurtari.
Ndeshjet e para do të luhen më 5 prill, ndërsa sfidat e kthimit afërsisht dy javë më pas, konkretisht më 18 prill. Takimet e para do të zhvillohen në Korçë dhe në Laç.
(BalkanWeb)