Pas shortit të Champions League, është hedhur dhe ai i Europa League. Në gjysmëfinale do të ndeshen Ajax-Lyon dhe Celta Vigo-Manchester United.

Celta Vido që për herë të parë është kualifikuar në gjysmëfinale, do përballet me djemtë e Jose Mourinho-s pas eliminoi belgët e Gent me rezultatin total 3-2.

Ndërsa Lyon pas fitores me penalti ndaj Besiktas, pret të përballet me Ajax-in e Amsterdamit.

Më herët u zgjodhën dhe ndeshjet e gjysmëfinales së Champions League: Real Madrid-Atletico Madrid dhe Monaco-Juventus.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb