Angel Di Maria është i bindur se Gonzalo Higuain mund t’i ndihmojë Argjentinës në fazën e sulmit në ndeshjen kundër Brazilit në mungesë të Lionel Messit dhe Sergio Agueros. Të zgjedhurit e Gerardo Martinos pësuan humbje nga Ekuadori dhe barazuan ndaj Paraguait në dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Botëror 2018, në mungesë të dyshes së lartpërmendur sulmuese.

Higuain, i cili humbi penaltinë ndaj Kilit në finale të ‘Copa America 2015’, nuk ka luajtur me përfaqësuesen qe një kohë, mirëpo është ftuar në ndeshjet kundër Brazilit dhe Kolumbisë. 27-vjeçari ka shënuar nëntë gola në 12 ndeshje të Serie A me Napolin këtë sezon dhe Di Maria shpreson që ai t’i ndihmojë Argjentinës.

“Jam i lumtur për kthimin e Pipas (nofka e Higuainit), ai po kalon një sezon të shkëlqyer me Napolin. Shpresoj që ai të vazhdojë rrugën e tij edhe këtu. Shpresoj të na ndihmojë të shënojmë gola, gjë që po na mungon”, ka thënë anësori i PSG-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: