Më në fund Higuain është një futbollit i Juventusit. Sulmuesi argjentinas ka zbarkuar në orët e para të ditës së sotme në Torino për të nisur zyrtarisht aventurën si bardhezi. Në aeroportin Caselle kishin dalë shumë tifozë për ti uruar mirëseardhjen sulmuesit që aq shumë dëshironin.


90 milionë euro i kushtojë Beppe Marotta-s(do të paguhen në dy vite) ky transferim, tashmë Massimiliano Allegri do të ketë në dispozicion një “armë” më shumë për të synuar Champions League.

Pasi iu nënshtrua dhe vizitave mjekësorë Higuanin ka thënë dhe fjalët e tij të para si “zebër”: “Tani më duhet të ripërtërihem për të qenë në formë në ndeshjen e parë. Të fitojmë Champions League? Shpresojmë, shpresojmë. Më bëhet qejfi që do të luaj me Dybala”, u shpreh Higuanin.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb