Napoli priti në “San Paulo” Juventusin në një nga ato sfida ku tre pikët nuk janë i vetmi angazhim, por mbi të gjitha mposhtja e një kundërshtari të përbetuar është ajo që do lumturojë tifozërinë që aq më shumë është e revoltuar me ndeshjet e mëparshme ku pretendohet se bardhezijntë janë favorizuar nga arbitri.

Për këtë arsye stadiumi ishte në kapacitet maksimal me 60 mijë bileta të shitura.
GettyImages-663822426-630x415
Tifozët e Napolit që njihen për dashurinë e pashtershme dhe mbështetjen e pakufizuar ndaj skuadrës, prisnin në shtëpi edhe “tradhëtarin” Higuain që në verë la “San Paulon” për Juventusin. Sigurisht që mikpritja as mund të mendohej, por për fatin e keq të argjentinasit sfida e mbrëmshme ishte për t’u harruar. Një nga statistikat në përfundim të ndeshjes pohonte se numri 9-të i bardhezijnve nuk e kishte prekur asnjëherë topin brenda zonës së portës të mbrojtur nga Reina.

Kaq i ka mjaftuar modeles kroate Nina Moriç për të thumbuar argjentinasin, raporton “Tuttosport”.
112814987-d9475537-554d-46fc-a6c1-26b3ecfc80a01491225652
“Luajmë së bashku në muajin e 7-të të shtatzënisë…”, ka shkruar me ironi bukuroshja në një status ku vendos theksin te shëndeti i tepërt i sulmuesit argjentinas.
20160808-the18-photo-gonzalo-higuain-1280x720
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb