SHBA- Hillary Clinton edhe pse u mund nga Donald Trump në zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara, ka paralajmëruar rikandidimin e saj për presidente në zgjedhjet e vitit 2020. Clinton do të jetë 73-vjeçe, nëse synon ta sfidoj sërish presidentin aktual Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme. Ajo gjithashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt mund të shfaqet para ekraneve televizive me një show, dhe kështu do të jetë femra e dytë në Amerikë më vjetra që do të ketë një emision të vetin pas, Joy Behar e njohur për show-n “The View”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: