TIRANË- Dy të rinj nga qyteti i Elbasanit kanë zgjedhur emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 për të ndarë historinë e tyre. Aldo Sabriu 25 vjeç dhe bashkëshortja e tij minorene denoncon nënën se po i shkatërron historinë e dashurisë.

“Kisha hall se mos i hapja llafe gocës, ndaj i bona këto punët me familje. Po mami sa e solla në shtëpi e shante me llafe banale dhe një mashkulli i vjen turp me i thënë. Prej saj kam përfunduar në polici. Shefi më la pa ndjenja në tokë se më godiste pambarim. Ju lutem më ndihmoni”,- tha ai live në emision.

BALKANWEB ZBARDH HISTORINE
Historia e tyre ka nisur para pak kohësh, dy të rinjtë u njohën në qytetin e tyre, derisa një ditë vendosën të jetonin bashkë. 25-vjeçari pa miratimin e familjes së vajzës e rrëmben atë dhe e sjell në shtëpinë e tij. Nëna e Aldos, Rajmonda zbulon se vajza kishte qenë njëherë e fejuar dhe ka dalë kundër kësaj lidhje. Ajo nuk pranon këtë lidhje dhe është kundër kurorzimit të tyre. Madje ajo i ka nxjerrë nga banesa por dy të rinjtë vazhdojnë të qëndrojnë bashkë. Aldo tregon se konfliktin me nënën e tij i datojnë më herët pasi ai nuk ka qënë kurrë dakort me lidhjet jashtëmartesore që nëna e tij krijonte. Për tu hakmarrë nëna e ka denoncuar në polici duke e akuzuar për dhunë. Skandali shkon deri në atë pikë që Rajmonda sipas të birit, vetëvritet dhe shenjat në trup i shet si dhunë ndaj djalit.

Vetëm para pak ditëve, Aldo është arrestuar nga policia me akuzën e dhunës në familje dhe është lënë i lirë më pas, ndërsa nëna vazhdon të jetë me urdhër mbrojtje.

Dy prindërit e Aldos janë të divorcuar që në vitin 2009 dhe pse jetojnë në një banesë. Jeta e tij është kthyer në një ferr siç e përshkruan dhe ai vetë. Është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm të ruajë lidhjen që ka nisur.

“Dua të krijoj një familje, të jem i rregullt dhe jo shembuyll i prindërve”,- thotë ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb