TIRANE – Arian Çani solli mbrëmjen e djeshme në studion e Zonë e Lirë kishte të ftuar një djalë nga Vlora, I cili ëndërron të bëhet vajzë. Djali nga Vlora ka treguar historinë e tij në Zonë e Lirë, mes keqtrajtimit, fyerjeve dhe mohimit të familjes që nuk ia kanë pranuar homoseksualitetin.

Endri kërkoi ndihmë për të kryer operacione për t’u shndërruar në vajzë. Endri tregoi se prindërit e kishin mohuar gjatë të gjithë jetës homoseksualitetin e tij, në veçanti i ati dhe i vëllai për shkak të asaj që e quajti “sedra e vlonjatit”.

Endri është me profesion parukier dhe tha se është larguar nga Vlora. Ka mbyllur biznesin e saj për shkak të paragjykimit dhe rrahjeve të vazhdueshme nga të panjohur.

“Që I vogël jam ndjerë ndryshe, më pëlqente të vishja rrobat e motrës sime. Më pëlqente të rrija me motrën dhe shoqet e saj, përpiqesha ta kopjoja gjithë kohën. Në atë kohë bëja konkurse bukurie. Në klasë më zhvishnin për të parë nëse isha djalë apo vajzë, lash shkollën e mesme për këtë arsye.

Nëna ime ka vdekur në 2009, në atë kohë ika në Itali se kisha pirsing dhe bëra tatuazhe. Vëllai në Itali më qëndronte afër dhe unë hoqa pirsing që të mos i hapja probleme.

Jetova një vit e gjysmë me vëllanë dhe më mori babai dhe më tha të kthehesha në Shqipëri se nëna ime ishte e sëmurë. Për këtë arsye unë u ktheva. Pastaj kam jetuar në Vlorë, kisha një parukeri, tani s’e kam më, se më kanë rrahur disa herë. Bënin palestër me mua, jam keqtrajtuar”, tha Endri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb