TIRANE- Historia e përjashtimeve nga seancat plenare për deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka nuk është e re. Pas pezullimit sot nga Kuvendi, (për të katërtën herë) pasi bllokoi foltoren dhe nuk respektoi thirrjen e kryeparlamentarit, kjo masë ndëshkimore është aplikuar edhe më herët për Nokën. Kështu, ‘BalkanWeb’ ju sjell si më poshtë se sa herë është përjashtuar nga punimet e Kuvendit demokrati.

Rasti i parë i përjashtimit (për një ditë) është ai i 17 nëntorit të 2016-ës. Në atë kohë, deputeti i PD-së bllokoi foltoren e Kuvendit, duke mos lejuar kryeministrin Edi Rama që të flasë. Ndërkohë, rasti i dytë është ai i 23 nëntorit 2016, ku Noka u përjashtua për 10 ditë nga seancat plenare, shkruan ‘BalkanWeb’. Vendimi erdhi Byroja e Kuvendit, pas sherrit që deputeti pati me Saimir Tahirin, në atë kohë ministër i Brendshëm dhe kreun e Komisionit të Sigurisë, Spartak Brahon.

Për deputetin Noka episode të ngjashme kanë ndodhur edhe gjatë 2017-ës, konkretisht në 16 shkurt. Pas një përplasje me deputetin e PS-së Erjon Braçen, Noka u pezullua, ndërsa si ‘mollë’ sherri në shumicën e rasteve ka qenë ndërprerja e fjalës në Kuvend të ish-kryeministrit Sali Berisha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb