Të gjithëve na kujtohet vtin e kaluar kur fansi i Luana Vjollcës përndiqte vazhdimisht moderatoren.

Besmir Lila u bë shkak i një incidenti të rëndë në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ku u përfshi edhe Krenar Çoçaj.

Lila kishte jetuar prej vitesh në Britaninë e Madhe dhe arsyeja e kthimit të tij në Shqipëri nga Londra u tha se ishte pikërisht fiksimi që kishte për Luanën.

Por, Xing.al sjell gjithashtu dhe tre përndjekje të tjera të Luana Vjollcës, ku e para nis që nga viti 2012, kur asokohe ajo rrëfeu se një djalë me inicialet O.Z., pedagog në universitet privat e përndiqte prej 3 vitesh.

Një tjetër fans i çmendur pas Luanës ishte Enaldo i cili i deklaroi hapur dashurinë moderatores me një pankartë në vitin 2015. Ai i dedikonte Luanës postime e dedikime në Instagram dhe i dërgonte mesazhe ku i lutej t’i kthente përgjigje.

Edhe një djalë me emrim Premtim Fetahu u vetëdeklarua në media se ishte ai që i dhuronte lule Luanës prej vitesh, por që nuk ishte rast për t’u shqetësuar pasi ajo i postonte vetë buqetat në rrjete sociale.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb