Një grua e divorcuar në Tiranë është “terrorizuar” për muaj me radhë me fraza të kësaj natyre nga ish-bashkëjetuesi i saj, që i kërkonte me ngulm martesë, raporton “Panorama”.

E divorcuara E. O., nënë e një fëmije të mitur, kishte nisur me dëshirë bashkëjetesën me mikun e saj 43-vjeçar, Gjergj K., pa ditur se do të pendohej në pak muaj. Përpjekja e gruas për t’u ndarë nuk është pranuar nga ana e 43-vjeçarit.

Ai e ka kërcënuar gruan në vijimësi, ka kryer veprime të dhunshme ndaj saj, si edhe e ka përndjekur në rrugë apo në vendin e punës. Në të tilla kushte, në shtator të vitit të kaluar ajo i ka kallëzuar në polici veprimet e tij.

Pas këtij kallëzimi, Gjergj K. u procedua penalisht për akuzën e “përndjekjes”. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës e shpalli të fajshëm në lidhje me këtë akuzë dhe e dënoi me një vit burg.

Gjatë gjykimit të 43- vjeçarit, gjykata ka administruar dëshminë e të dëmtuarës, e cila ka rrëfyer për bashkëjetesën e saj 4-mujore me të pandehurin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: