34-vjeçarja italiane Cristina Scaglione të kujton nënat tona heroina të kohës së komunizmit që sillnin në jetë shumë fëmijë, e paimagjinueshme kjo për kohët moderne ku jetojmë. Italiania ka zënë faqet e gazetave dhe me të drejtë është qujtur një “super nënë”, pasi ka sjellë në jetë 11 fëmijë, 7 vajza dhe 4 djem, ndërsa tregon se si arrin ta menaxhojë familjen e madhe, me pak luks e shumë dashuri së bashku me të shoqin Alfio, një fermer 36-vjeçar.

“Jam martuar në moshën 18-vjeçare dhe dëshiroja që në nisje të kisha një familje të madhe, sepse jam rritur në një shtëpi plot me dashuri me tre vëllezërit e mi”,- thotë Cristina nga Messinese.

Kanë kaluar vetëm pak orë nga ardhja në jetë e djalit të saj, fëmija i 11-të, të cilin e kanë quajtur Alfio, njësoj si bashkëshorti Alfio Scannavacche. I vogli peshon 3,7 kg dhe gëzon shëndet të plotë.

“Kemi hequr dorë nga luksi për tu ndjerë të pasur me rritjen e fëmijëve tanë, shpjegon Cristina,- dhe për këtë jemi të lumtur e të realizuar, teksa i shohim çdo ditë”.

Të menaxhosh një familje sa një skuadër e vërtetë futbolli nuk është e thjeshtë dhe për këtë 34-vjeçarja ka hequr dorë nga puna. “Për fat të mirë kemi një shtëpi dykatëshe, e mjaftueshme për të gjithë ne dhe nuk ankohem. Im shoq zgjohet herët për të punuar në fushë e më pas nis zgjimi i fëmijëve…”,- tregon ajo.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb