TIRANE- Historiani Erald Kapri ka publikuar librin “Sekretet e Luftës”, duke sjellë dëshmi të bazuara në një mori dokumentesh të nxjerra për herë të parë nga arkivat britanike. Studimi mbi Luftën e Dytë Botërore vazhdon të marrë vëmendje nga opinion publik, për shkak se kjo histori u manipulua, të paktën gjatë periudhës komuniste.

Nisur nga vëmendja që tregoi lexuesi shqiptar për këtë libër, sidomos gjatë Panairit të Librit, autori Erald Kapri ka vendosur të ribotojë librin.

Teksa ndan me lexuesit këtë lajm përmes rrjetit social “Facebook”, ai shkruan se ribotimi vjen me disa ndryshime në kopertinë.

“Një superlajm! “Sekretet e Luftës” u ribotua pa kaluar muaji! Brenda pak ditësh në treg! Ribotimi vjen me disa ndryshime nga Shtëpia Botuese Onufri, botuesi i Kadaresë. Një hartë e rrallë dhe një ngjyrë e hapur! Mirënjohje!!!”, shkruan Kapri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: