BOROVE- Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffman ka përkujtuar sot masakrën e Borovës. Gjatë fjalës së tij, Hoffman deklari se ky ishte krimi më i rëndë i ushtrisë gjermane në Shqipëri.

“Kujtojmë sot krimin me te rëndë të ushtrisë gjermane në Shqipëri. Është e domosdoshme të kujtojmë ngjarje të tilla. Për mua e rëndësishme të flas me ju, edhe pse jo e lehtë. Çdo gjerman ndjen turp në këtë vend edhe pse sot nuk kemi lidhje të drejtpërdrejtë”, pohoi ambasadori.

Nga ana tjetër, ambasadori Hoffman theksoi se katastrofat e Luftës së Dytë Botërore do të mbeten në kujtesë. “Për fat të keq ngjarje të tilla po vijojnë dhe sot për shkak të terrorizmit. Gjatë Luftës së Dytë në Borovë humbën jetën 107 persona”, tha Hoffman.

Masakra e Borovës ndodhi më 6 korrik të vitit 1943, ku ushtria gjermane vrau 107 persona, mes tyre gra shtatëzëna dhe fëmijë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: