FRANCË-Presidenti francez, François Hollande, i bëri sot thirrje palëve të pranishme në Ukrainë të ruhen kundrejt çdo përshkallëzimi që do e bënte më të vështirë aplikimin e marrëveshjeve të Minskut, në një komunikatë të publikuar nga “Elysée”.

Kjo thirrje u bë gjatë një bisede telefonike mes Hollande dhe kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit ukrainas, Petro Poroshenko.

“Me kërkesën e Poroshenkos, për të bërë një përmbledhje të situatës në Ukrainë. Hollande rikujtoi pozicionin konstant të Francës mbi aneksimin ilegal të Krimesë që nuk do të njihet”, thuhet në këtë komunikatë

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: