TIRANE- Kolosi i letrave shqipe, Dritëro Agolli që nda dje nga jeta në moshën 85-vjeçare, pas një sëmundje në mushkëri që e shoqëroi gjatë 20 viteve do të përcillet me të gjitha nderimet. Për të organizuar ceremoninë e lamtumirës për një shkrimtar të përmasave të tij është ngritur një Komision Shtetëror.

“BalkanWeb” ka mësuar sot përbërjen e këtij komisioni që kryesohet nga vetë kryeministri Edi Rama, figura të tjera politike, por edhe shkrimtarë, mes tyre edhe Ismail Kadare.

Ceremonia e homazheve do të zhvillohet ditën e dielë, tek Pallati i Kongreseve në orën 10:30 deri në 13:00 të së dielës.
komisioni
PËRBËRJA E KOMISIONIT
Edi Rama- Kryeministëer
Mirela Kumbaro- Ministrëe e Kulturës
Edmond Spaho- Nëkryetar i Kuvendit
Erion Veliaj- Kryebashkiak i Tiranës
Gramoz Ruçi- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS
Spartak Braho- deputet
Ismail Kadare- shkrimtar
Myzafer Korkuti- Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Xhevahir Spahiu- shkrimtar
Limoz Dizdari- kompozitor
Bardhyl Londo- shkrimtar
Ali Aliu- akademik
Rexhep Ismajli- akademik
Luan Starova- akademik
Mateo Mandala- akademik
Ana Verushi- Kryetare e Qarkut Korçë

“BalkanWeb” ka mësuar gjithashtu edhe një email që Komisioni Shtetëror i ka drejtuar deputetëve, ku thuhet se skenari i plotë i ceremonisë është ende duke u përgatitur si dhe pritet që nesër të flasin familjarë, miq dhe personalitete të ndryshme.
Lista-ok
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb