Dashi

Dite vendimtare kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do vendosen për ta kështu qe çdo hap duhet hedhur i mirëmenduar.

Demi

Duhet te tregoheni disi për te përgjegjshëm sot ne jetën tuaj ne çift nëse doni qe gjerat te ecin mire.
Nëse keni pasur mosmarrëveshje pa fund nuk duhet te nxitoheni t’i jepni fund gjithçkaje.

Binjaket

Ka rrezik qe mosmarrëveshjet ne çift te jene te shumta gjate kësaj dite. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ne krah. Edhe beqaret nuk do jene ne ditën e tyre me te mire.

Gaforrja

Do kaloni momente shume te lumtura sot ne krahët e atij qe dashuroni. Klima do ngrohet nga ora ne ore dhe kënaqësitë do jene te mëdha.

Luani

Duhet te tregoheni shume te matur gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse gabimi me i vogël mund te sjelle mosmarrëveshje te mëdha dhe afatgjata.

Virgjeresha

Venusi do iu japë gjate gjithë kohës mbështetjen e tij ne planin sentimental. Do merreni vesh me se miri me partnerin dhe do dashuroheni plot pasion.

Peshorja

Dite shume e tensionuar kjo e sotmja për gjithë te dashuruarit. Asgjë nuk ka për te shkuar si duhet dhe shpeshherë do mërziteni. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te filluar një histori dashurie.

Akrepi

Ata qe janë ne një lidhje do kërkojnë me tepër pavarësi dhe liri. Për gjithçka duhet te flisni me partnerin, jo te vendosni sipas mendjes. Parashikohen disa tensione.

Shigjetari

Dite shume pasionante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do ju duket vetja sikur jeni ne një ëndërr. Shfrytëzoni çdo moment.

Bricjapi

Shmangni perballjet me partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse ai nuk do jete ne humor dhe mund te keni debate te forta. Beqaret nga ana tjetër nuk duhet t’i besojnë verbërisht dikujt qe do i joshe.

Ujori

Do mërziteni me partnerin tuaj sot qe ne orët e para te mëngjesit. Reflektoni me kujdes për gjithçka dhe do e kuptoni qe edhe ai nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër për vendimin e marre.

Peshqit
Ata qe janë ne një lidhje do bëjnë çfarë te mundin ne mënyrë qe ta stabilizojnë jetën ne çift. Priten takime shume te rëndësishme gjate kësaj dite për te gjithë ata qe janë vetëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb