Dashi
Mos kërkoni ta bëni gjate gjithë kohës xheloz personin qe keni ne krah sepse situata mund te kthehet ne disfavorin tuaj. Mos kërkoni kot probleme.
Demi
Beqaret do jene te favorizuar sot ne jetën sentimentale. Do realizojnë takime mbresëlënëse dhe do ndihen mjaft mire. Te dashuruarit nga ana tjetër do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa ndonjë surprize te madhe.
Binjaket
Do jeni gjate gjithë kohës te shpërqendruar ju sot dhe nuk do dini çfarë te bëni me pare ne jetën sentimentale. Mendohuni me kujdes ne mënyrë qe te mos bëni gabime.
Gaforrja
Do jeni shume sensuale gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje dhe do dashuroheni pa dorashka me atë qe keni ne krah. Gjithçka do shkoje si e kishit ëndërruar.
Luani
Priten ndryshime goxha te mëdha gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift kështu qe duhet te përgatiteni. Gjithçka do varet nga mënyrë sesi ju jeni sjelle gjithë këto kohe.
Virgjeresha
Nëse jeni ne një lidhje dhe keni ekonomi te përbashkët, sot do përballeni me probleme për shkak te parave. Ndajini mire gjerat njëherë e përgjithmonë.
Peshorja
Dite shume e vështirë pritet te jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini dakord për shume gjera me atë qe keni ne krah dhe ne një moment apo ne një tjetër, situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.
Akrepi
Nuk do ju rrihet pa e ngacmuar partnerin tuaj ne çdo moment sot dhe here pas here mund te ketë edhe ndonjë debat te vogël. Beqaret do jene te lire te bëjnë atë qe dëshirojnë.
Shigjetari
Dite shume pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe do merrni disa vendime me rëndësi për te ardhmen.
Bricjapi
Duhet te tregoheni akoma me tolerante sot me atë qe keni ne krah dhe te pranoni te bashkëpunoni ne çdo moment. Vetëm ne këtë mënyrë lidhja do ece si duhet.
Ujori
Dite goxha e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni mosmarrëveshje te shumta ne lidhje me disa tema delikate. Kujdes edhe me xhelozinë.
Peshqit
Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft pasionante gjate kësaj dite. Do dashuroheni si kurrë me pare me personin qe keni ne krah. Edhe beqaret do kenë mundësi te shkëlqyera për ta gjetur princin e tyre te kaltër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb