Dashi

Rutina ka rrezik te shkaktoje shume probleme sot ne jetën tuaj ne çift. Do mërziteni shpesh dhe ka rrezik ta kërkoni diku tjetër lumturinë. Mundohuni te ulni sa te mundni te gjitha shpenzimet te paktën për disa kohe.
Demi

Do keni shume trazira sot ne jetën tuaj ne çift dhe here pas here do ndiheni shume keq. Mundohuni te tregoheni disi me tolerante dhe me te hapur.
Binjaket

Te dashuruarit do kenë një dite te zakonshme dhe aspak problematike. Beni atë qe ndjeni pa menduar për te nesërmen. Financat do dobësohen për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do ju duhet te kryeni.
Gaforrja

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni përballje te forta me partnerin dhe do debatoni ashpër me te. Ne planin financiar do jeni vigjilente dhe nuk do e lejoni veten te bëni çmenduri.
Luani

Me ne fund do e largoni monotoninë dhe banalitetin qe dukej sikur po e mbyste jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe partneri do preferoni te provoni eksperienca te reja.
Virgjeresha

Duhet patjetër t’i shprehni me tepër ndjenjat gjate kësaj dite ne mënyrë qe partneri ta kuptoje sa shume e dashuroni. Po e late atë pas dore, mund te kërkojë dike tjetër dhe do ju zëvendësoje.

 

 

Peshorja

Do ju ndryshoje shpesh humori gjate kësaj dite dhe do keni probleme te njëpasnjëshme me partnerin tuaj. Nuk do hapni rruge për asnjë moment.
Akrepi

Hëna do jete e pozicionuar shume mire sot ne jetën tuaj sentimentale dhe gjerat do ecin për mrekulli mes jush dhe partnerin. Do keni guxim madje te flisni edhe për tema delikate.
Shigjetari

Mos lejoni ne asnjë mënyrë qe rutina te behet pjese e jetës suaj sot sepse ka rrezik te përballeni me probleme. Partneri mund t’iu tradhtoje dhe do ndiheni shume keq.

 

Bricjapi

Ne përgjithësi, marrëdhënia juaj ne çift do jete goxha e mire. Do merreni vesh për çdo gjë dhe nuk do kërkoni ne asnjë moment te dale e juaja.
Ujori

Edhe pse tundimi do jete shume i madh gjate gjithë kësaj dite, serish do i qëndroni besnike personit qe keni ne krah. Dashuria për te ne fakt është e pakufishme.
Peshqit

Do keni shume besim tek vetja juaj gjate kësaj dite dhe gjerat do ju ecin për mrekulli. Do jetoni ne një ambient mjaft harmonik dhe do përjetoni emocione.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb