Dashi
Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e qëndrueshme gjate gjithë kësaj dite. Do merrni edhe vendime te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë për mire jetën.

Demi
Dite mjaft e favorshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do mendoni vetëm për t’u dashuruar me njeri tjetrin dhe për te kaluar çaste te ngrohta.

Binjaket
Do jeni shume kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe atmosfera ne jetën tuaj ne çift mund te jete e turbullt. Ata qe kane pasur mosmarrëveshje te mëdha nuk do arrijnë dot te zgjidhin asgjë.

Gaforrja
Jeta juaj ne çift nuk do ketë asgjë te jashtëzakonshme sot. Beni thjesht atë qe ndjeni pa menduar për te nesërmen apo për te tjerët. Ne planin financiar do bëni shume gabime dhe situata do përkeqësohet tej mase.

Luani
Te dashuruarit do jene sensuale dhe gati për te bere gjithçka për te mbajtur zgjuar zjarrin e pasionit. Dita do jete e mrekullueshme. Buxhetin duhet ta menaxhoni me kujdes ne mënyrë qe gjendja te mbetet sa me e qëndrueshme.

Virgjeresha
Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i zgjidhni problemet e vogla dhe do ndiheni me te qete për t’u dashuruar ashtu si e ndjeni.

Peshorja
Dite pa asgjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri nuk do ketë shume kohe te lire për ta kaluar me ju dhe ne disa momente do mërziteni tej mase.

Akrepi
Ata qe janë ne një lidhje do mendojnë si ta ndryshojnë rutinën dhe do përgatisin surpriza te njëpasnjëshme. Ne planin financiar do jete Jupiteri ai qe do ua qartësojë mendimet dhe do ju nxite te hidhni hapat e duhura.

Shigjetari
Jeta juaj ne çift do marre një kthese mjaft delikate gjate kësaj dite. Do konfliktoheni fort me partnerin tuaj dhe mund te merrni edhe vendime strikte.

Bricjapi
Duhet patjetër te ruani qetësinë sot ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe gjerat te ecin ashtu si duhet. Do keni disa sfida te vogla për te kaluar, por me maturi do ja dilni mbanë.

Ujori
Jeta juaj ne çift nuk do ketë aspak probleme gjate kësaj dite. Do flisni hapur me partnerin dhe do hapni rruge për gjithçka. Financat do jene me delikate se kurrë me pare.

Peshqit
Dite e mbushur me emocione dhe këndesi pa fund kjo e sotmja për te dashuruarit. Pranë partnerit do ndiheni te qete dhe nuk do keni aspak probleme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb