Dashi
Dite e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa u sforcuar me shume sesa duhet. Nëse keni vështirësi te mëdha ne financa kërkoni ndihme.

Demi
Çiftet do i pushtoje një re e madhe melankolizmi dhe trishtimi ne kete dite te sotme. Askush dhe asgjë nuk mund t’iu beje te ndryshoni atmosfere madje as ai qe keni ne krah.

Binjaket
Ka shume gjasa qe kjo dite te jete e vështirë për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni me shume për shkak te mungesës se komplimenteve ndaj njeri-tjetrit dhe kritikave te herëpashershme.

Gaforrja
Duhet te bëni edhe pak me shume durim sot qe atmosfera ne çift te jete me e ngrohte. Partneri do tregohet me tolerant dhe me i kuptueshëm se me pare. Beqaret do jene me shume fat dhe do fillojnë një histori dashurie mjaft emocionuese.

Luani
Nuk do ketë pasion te zjarrte sot ne jetën tuaj ne çift megjithatë as probleme serioze nuk priten. Mundohuni ta merrni çdo gjë me qetësi dhe te mos alarmoheni.

Virgjeresha
Dite shume e qëndrueshme dhe e bukur kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ia shprehni me shume ndjenjat njeri-tjetrin dhe do kaloni momente te paharrueshme.

Peshorja
Ka rrezik qe dita e sotme te jete mbushur me tension dhe mosmarrëveshje te shumta për çiftet. Mundohuni te tregoheni paska me te arsyeshëm dhe te mateni mire me fjalët.

Akrepi
Do jeni gjithë kohës ne dispozicion te partnerit sot dhe marrëdhënia ne çift do jete me e ngrohte sesa mendohej. I njihni mire pikat e tij te dobëta dhe do ia bëni qejfin. Për beqaret do jete dite pozitive.

Shigjetari
Ne jetën sentimentale te çifteve do mbizotërojë qetësia gjate gjithë ditës. Ne këtë mënyrë do e keni me te lehte te komunikoni me te. Financat do i menaxhoni me shume kujdes e maturi.

Bricjapi
Ata qe janë ne një lidhje do marrin disa vendime shume te rëndësishme te cilat mund t’ua ndryshojnë njëherë e përgjithmonë te ardhmen. Ne planin financiar duhen shmangur shpenzimet stratosferike sepse do arrini fundin e humnerës.

Ujori
Klima për jetën tuaj ne çift do jete mjafte kontrastuar sot. Beni shume kujdes me çdo gjë qe do thoni nëse nuk doni te keni probleme te mëdha me partnerin. Ne planin financiar mos prisni ndihme nga askush, por merrni sa me shpejt masa qe ta stabilizoni situatën.

Peshqit
Do afroheni me shume me partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe do sqaroni çmos keqkuptim qe keni pasur para disa kohesh. Do qetësoheni mjaft për këtë fakt. Përfitoni nga kjo për te kryer investime te rëndësishme apo për te hequr disa para mënjanë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb