Dashi
Mos kërkoni me ngulm gjate kësaj dite qe partneri te kete per cdo gje, te njëjtin mendim me ju. Lereni ate te shprehet lirisht dhe mos impononi asgje nese nuk doni ta humbni se shpejti.

Demi
Sot do merrni vendime te rëndësishme për jetën tuaj ne cift dhe kjo do iu bejë te ndiheni edhe më mirë. Personi qe keni ne krah do tregohet i dashur dhe i sinqertë me ju.

Binjaket
Marrëdhënia ne çift do jete goxha e ndërlikuar gjate kësaj dite. Debatet do jene te shumta dhe asnjeri prej jush nuk do tregohet i gatshëm te toleroje.

Gaforrja
Çiftet do kenë mbështetjen e Marsit gjate kësaj dite dhe do kalojnë momente te mrekullueshme. Partneri do përmbushë edhe disa premtime qe iu kishte bere para disa kohesh.

Luani
Dashuria do jet ë ne qendër te vëmendjes gjatë kësaj dite. Do i kushtoni me tepër kohë atij qe keni ne krah dhe emocionet do jenë te shumëfishuara.

Virgjeresha
Shumë planetë do ndikojnë sot në jetën tuaj ne cift dhe do e bëjnë atë më te bukur. Shfrytezojeni për t’i shprehur më tepër ndjenjat dhe emocionet.

Peshorja
Një fllad romantik dhe emocionues do fryje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me te plotësuar dhe do përjetoni emocione pa fund.
Akrepi

Shtojini dozat e fantazise ne jeten tuaj ne cift gjate kësaj dite dhe do jetoni ne nje ambient me te ngrohte ne cift. Partneri nga ana e tij ka menduar t’iu beje nje propozim interesant.

Shigjetari
Zemra juaj do flakërohet gjate kësaj dite dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri do iu përgatisë surpriza dhe dhurata te mrekullueshme.

Bricjapi
Do flisni pa u menduar sot duke menduar se partneri ju do aq shume saqë mund te pranojnë edhe ndonjë gabim. Ne fakt kjo nuk do ndodhe sot sepse partneri nuk do jete aspak ne humor te mire.

Ujori
Hëna do e ndërlikojë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do keni debate te ashpra me partnerin. Do prekeni mjaft nga disa gjera qe ai do iu thotë dhe do trishtoheni.

Peshqit
Influenca e yjeve ne jetën sentimentale te cifteve do jetë e favorshme. Përfitoni sa më shumë nga kjo klimë e qetë pa e kthyer kokën pas. Ju beqarë edhe pse do josheni mjaft nga dikush sot nuk do e jepni veten kollaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb