Një parashikim të gjerë për gjithçka ndodh në vitin 2018 për secilën nga 12 shenjat e horoskopit e sjell për “BalkanWeb” astrologu i njohur Jorgo Pulla.
horoskopi
Ditë pas dite BalkanWeb do të publikojë parashikimin për çdo shenjë. Çfarë i pret në 2018, ku do të kenë më shumë sukses në dashuri, apo karrierë? Cilat janë datat më me fat dhe çfarë duhet të bëjnë, Këto dhe të tjera detaje mund t’i lexoni më poshtë

horoskopi
BINJAKËT
Për juve të shenjës së Binjakëve janë shumë të rëndësishme muajt shkurt dhe mars. Merruni me çështje të pa mbyllura që kanë të bëjnë me ligjin dhe me çështje pasurie. Për juve që keni problem me ligjin, fati ju troket në derë dhe ju rikujton që t’i mbyllni sa më parë problemet që kanë të bëjnë me këto dy gjëra, sepse në muajt në vazhdim nuk do keni as mundësi por dhe as ndihmesa, prandaj këta dy muaj janë më të mirët. Kujdes do të bëni në këtë drejtim, koha ka treguar se sa më shpejt mbyllni një problem aq më shpejt harrohet ai. Periudha që ëndërroni t’ju bëhet realitet për juve është 27 prilli deri në korrik. Ajo që ju intereson më shumë është stabilizimi njëherë e mirë i punës. Periudha maj-tetor për juve është shumë periudhë e mire, mund të themi perfekte në marrëdhënie me persona të ndryshëm, por pozitivë në planet që keni. Do të keni mjaft ndihmesa në punën private, mund të jetë një ndihmesë e fshehtë nga të tjerët dhe prandaj është mirë ta mbani sekret deri sa juve t’i arrini qëllimit tuaja në marrëdhënie me biznesin.

DASHURIA
Për ju binjakë të dashur, viti 2018 do të jetë më shumë i fokusuar në dashuri dhe në karrierë ku do të shkëlqeni më tepër me Jupiterin në Akrep deri më datë 8 nëntor. Ky planet ju ndihmon shumë në lidhje me njohje të reja në dashuri. Mos i humbni shpresat, pasi me ndihmën e tij njohjet e reja mund të shkojnë deri në martesë. Kjo është një periudhë shumë e mirë edhe për ju që keni të bëni me një shtesë në familje, një lëvizje, bashkim familjar apo një ndryshim në përgjithësi. Do shikoni që gjithçka është mëse e mundur për ju të kësaj shenje. Mbani mend datat kur fati është në krahun tuaj. Periudha nga 24 prilli deri në 14 qershor, 7 gushti deri në 9 shtator, dhe të gjithë muajin dhjetor. Këto periudha mund të konsiderohen edhe si koha kur do të nisni rrugëtimin real për jetën shpirtërore dhe për një familje të shëndtshme.
Ditët më pozitive të vitit janë:
Janari: Datat 14,15,16,17,25,26,27,29,30
Shkurti: Datat 1,2,3,8,9,10,11,15,18,21
Marsi: Datat 9,11,13,14,15,16,18,21,25,26,27,30, per muajin prill 02,03,04,07,11,12,13,14,27,28,29,
Maji: Datat 02,04,06,08,09,10,11,13,17,22
Qershori: Datat 01,02,09,15,18,25,28
Korriku: Datat 11,12,13,22,23,24,25,28,29,30,
Gushti: 01,02,03,07,09,13,25,26,27,30
Shtatori: Datat 05,06,08,09,10,13,14,15,19,20,22,24,27
Tetori: Datat 02,03,05,07,09,13,14,15,19,20
Nëntori: Datat 01,02,03,17,26,27,28,29
Dhjetori: Datat nga 17 deri në fund, gjatat më ideale mund t’ju ndodhin në këto data.
KARRIERA DHE EKONOMIA
Në lidhje me punën dhe në lidhje me ndryshimet që do të keni në karrierën tuaj do të jetë stacioni i fundit dhe i rëndësishëm për ju në lëvizjet që do të bëni në këtë vit. Është një vit me ngjarje të rëndësishme në jetën tuaj, sepse ju keni lindur për karrierë dhe jeni të përshtatshëm në çdo punë që ju besohet. Ajo që do të duket në këtë vit do të jetë pjesa ekonomike, ku do të dini të menaxhoni më mirë gjërat se sa vitin që latë pas. Ju kujtojmë se edhe gjatë 2017-ës nuk ishin çështjet ekonomike ato që kishit problem, por menaxhimi i të ardhurave. Këtë vit për fat të mirë do jeni më me këmbë në tokë. Do shikoni që përgjatë gjithë vitit do të ketë shanse të mëdha për ju të kësaj shenje dhe jo vetëm. Në dy muajt e fundit nëntor dhe dhjetor, ju hapet shansi i madh në ekonomi dhe në punën e ëndrrave tuaja, sidomos diku aty nga data 08 nëntor e në vazhdim, gjithçka do të jetë ndryshe nga sa mendonit më parë.

Lexoni nesër parashikimin për shenjën e Gaforres, kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: 0699464446

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb