Një parashikim të gjerë për gjithçka ndodh në vitin 2018 për secilën nga 12 shenjat e horoskopit e sjell për “BalkanWeb” astrologu i njohur Jorgo Pulla.
horoskopi
Duke filluar nga sot do të publikojmë ditë pas dite parashikimin për çdo shenjë. Çfarë i pret në 2018, ku do të kenë më shumë sukses në dashuri, apo karrierë? Cilat janë datat më me fat dhe çfarë duhet të bëjnë, Këto dhe të tjera detaje mund t’i lexoni më poshtë

horoskopi
DEMI
DemiMe sa duket ky vit për juve është një vit me ndryshime të mëdha. Ajo që do bjerë në sy më shumë janë ndryshimit në karrierë, që do të thotë mundësi, rëndësi dhe përkushtim, në punën që do zgjidhni dhe në investimet që do të bëni në biznesin tuaj. Ndryshimet do të fillojnë në muajt shkurt-mars dhe do të stabilizohen në verë, sidomos qershor, korrik dhe gusht, ku merrni përgjegjësitë përfundimtare për të ardhmen në terma afatgjata. Në muajt maj-shtator është një periudhë që dëshironi të ecni të vetëm në ndryshimet që dëshironi të bëni, por kjo është në njërën anë e mirë, sepse e vendosni vetë se si dëshironi t’i bëni ndryshimet, kurse në anën tjetër mund dhe të mërzisni disa persona të rrethit tuaj shoqëror, prandaj është mirë që të bisedoni me personat e afërt por vendimet t’i merrni juve vetë, pa ndërhyrje në mes, sepse ndryshimet janë për të ardhmen dhe jo për të tashmen. Ky vit është viti i ndryshimeve për juve si në ekonomi dhe në punë. Është po ashtu një periudhë e mirë në gusht-shtator për juve që keni çështje udhëtimi, apo fëmijët që dëshirojnë të shkojnë jashtë për shkollën e lartë. Është një periudhë shumë e mirë dhe tepër e mirë për juve të kësaj shenje. Mundohuni ta shfrytëzoni sa më mirë një shans që ju vjen vetëm një herë, ju siguroj se do dilni të fituar.

DASHURIA
Vitin që latë pas, jut ë kësaj shenje keni pasur shumë gjëra jo të kënaqshme në fushën e dashurisë, por kjo nuk do të thotë se dhe ky vit do të jetë i njejtë. Ju siguroj se se ka shumë ndryshime me vitin 2017. Do të keni shanse të mëdha në lidhje me dashurinë dhe stabilizimin e jetës suaj në familje. Për ju që nuk keni një lidhje të qartë apo keni probleme në lidhjen aktuale duhet të bëni kujdes në datat 15 shkurt ku kemi eklipsin e Diellit në Ujor, në datë 11 gusht në Luan ku ndikoheni direct. Në këtë periudhë është mirë që të jeni mjaft të kujdesshëm. Pas këtyre datave mund të keni mundësi të nisni një jetë të re dhe të stabilizoni njëherë e mirë dashurinë tuaj. Mundësi më tepër do të keni në periudhën që Mërkuri dë të jetë në krahun e kundërt (22 mars deri në 15 prill, më 26 korrik , më 19 gusht si dhe më 17 nëntor deri më 6 dhjetor ). Nëntori dhe dhjetori janë muajt më idealë ku do të stabilizoni gjithçka nën ndihmesën e Jupiterit që në datën 8 nëntor shkon në Shigjetar. Në dashuri datat më pozitive për njohje, për lidhje të reja apo dhe gjëra të rëndësishme janë:
Muaji janar: Datat 11, 12,13,18,22,25,27
Muaji shkurt: Datat 13,14,18,19,26
Muaji mars datat: 1,3,7,8,12,14,16,17,18,21,22,24,26,
Muaji prill: 15 ditëshi i parë është ideal dhe datat 22,24,25,26
Muaji maj: 1,3,7,8,9,1020,21,22,23,27,28
Muaji qershor: 15,16,17,18,20,27
Muaji korrik: 1,2,3,4,5,11,12,13,14,19,20,21,22,26
Muaji gusht: 5,6,9,12,22,23,24,25,30
Muaji shtator: 1-7dhe datat 15,16,17,18,25,26,27,28
Muaji tetor: Datat me shumë shanse janë të dhjetëditëshit të dytë dhe të tretë, pra nga data 10 e tutje
Muaji nëntor: Datat 1,2,38,9,10,18,19,20,21,25,26,27, në këto data shikoni çështjet ligjore me shumë
Muaji dhjetor: 1,2,3,4,5,11,12,13,14,17,19,20,22

KARRIERA DHE EKONOMIA
Në këtë vit do t’ju interesojë më shumë karriera se sa ekonomia. Është një vit tepër i mirë në stabilizimin e karrierës suaj, sepse keni shumë vullnet dhe durim dhe do ta fitoni me të drejtën tuaj. Pothuajse deri nga mesi i nëntorit, ku do të merrni vendime të rëndësishme të gjitha ëndrrat tuaja kanë për tu bërë realitet. Për të arritur objektivat tuaja do të keni ndihmë edhe nga persona me pozitë të lartë dhe kjo do t;ju bëjë të ndiheni shumë superior. Do të shikoni që suksesin e keni shumë afër. Ju takon juvetë kapni sa më parë momentin e duhur.

Lexoni nesër parashikimin për shenjën e Binjakëve, kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: 0699464446

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: