Një parashikim të gjerë për gjithçka ndodh në vitin 2018 për secilën nga 12 shenjat e horoskopit e sjell për “BalkanWeb” astrologu i njohur Jorgo Pulla.
Ditë pas dite “BalkanWeb” do të publikojë parashikimin për çdo shenjë. Çfarë i pret në 2018, ku do të kenë më shumë sukses në dashuri, apo karrierë? Cilat janë datat më me fat dhe çfarë duhet të bëjnë, Këto dhe të tjera detaje mund t’i lexoni më poshtë
horoskopi

LUANI
Për ju Luanë të dashur ka ndryshime rrënjësore si në mënyrën shpirtërore, ashtu edhe në mënyrën e bashkëpunimit me të tretë. Të dukshme do të jenë ndryshimet që do të keni në periudhat 24 janar-13 shkurt dhe në 12 mars me 26 prill, ku do të keni shumë lëvizje të ndryshme. Ajo që duhet të bëni pak kujdes është që para se të bëni ndryshime duhet të mendoheni mirë sepse do të keni shumë probleme më vonë. Shumë plane që bëni kanë lidhje me udhëtimet jashtë shtetit dhe kjo është mëse e mundur sepse keni mundësi të mira dhe ndihmë nga persona që ndodhen jashtë. Është mirë që udhëtimin ta programoni në muajt maj-shtator. Një kohë kjo ku fati është me juve dhe ju ndihmon në këtë drejtim. Sa i përket planeve ekonomike, është mirë që të mendoheni para se të investoni.

DASHURIA
Ky vit për ju të kësaj shenje është viti më ideal në stabilizimin e anës shpirtërore dhe në lidhje me jetën tuaj në dashuri. Një vit që ju jep mundësitë të zgjidhni rrugën e duhur drejt së ardhmes suaj dhe në çështjet nga më të mirat që mund të keni. Për ju të kësaj shenje më e rëndësishme për këtë vit është stabilizimi i dashurisë dhe krijimi i familjes. Sidomos në mesvit e në vazhdim keni shumë mundësi në këtë drejtim për t’ja arritur qëllimit tuaj por kjo ju ndihmon për të qënë sa me serioz në lidhje me i/e të dashurin tuaj, që të krijoni familjen tuaj. Nëse nuk keni njohje, mos i humbisni shpresat. Në muajt maj dhe shtator keni disa mundësi ideale. Pak kujdes duhet të bëni kur marsi është në krah të kundërt të tij, nga data 26 korrik deri më 27gusht.
Datat me ideale për këtë vit janë:
Janar: 5,6,7,9,10,12,13,14,18,19,20,21,29,30
Shkurt: 05,67,8,9,10,11,12,13,dhe 18,19,20,22,26,27
Mars: 11,12,13,14,17,18,19,25,26,27,29
Prill: Nga data 1deri në 7, dhe nga data 18 deri më 30
Maj: 02,03,04,07,08,09,12,14,16,17,18,19,dhe 20 me 25
Qershor: 07,08,09,18,19,20,25,26,27
Korrik: 15 ditëshi i dytë më ideali
Gusht: Është në përgjithësi i mirë, me gjëra të papritura
Shtator: 01,02,3,4,7,8,9,12,13,14,17,18,19
Tetor: 15 ditëshi i parë ideal në vendime që mund të merni si dhe datat 25-30, Nëntor: 15 ditëshi i dytë është perfekt pothuajse, gjithçka mund të ndodhë në këtë muaj
Dhjetor: Nga data 13-21dhe 27-29

KARRIERA DHE EKONOMIA
Me sa duket për ju Luanë të dashur ekonomia dhe puna nuk duket se ka problem. Këtë vit parashikohet të keni rritje. Nëse mbani këtë ritëm me 6 mujorin e dytë ku Urani do të jetë në Dem, do të keni mundësi dhe shanse të mëdha të realizoni gjëra që dhe vetë nuk do t’i besoni. Në çështjet e punës dhe ekonomisë sidomos për ju që jeni në vende kyçe apo punonjës të thjeshtë, një vit që do t’ju gëzojë në këtë drejtim . Bëhuni gati për të investuar pasi ky investim do të jetë shumë pozitiv për ju dhe karrierën tuaj. Nga muaji maj e tutje, do të shikoni ndryshimet. Një sukses në tjetrin, në fushën ekonomike dhe atë të karrierës të jeni mëse të bindur që vjeshta e tutje, gjithçka do të jetë e stabilizuar siç juve dëshironi.

Lexoni nesër parashikimin për shenjën e Virgjëreshës, kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: 0699464446

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: