Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Horoskopi i vitit 2018 nga Jorgo Pulla, çfarë kanë parashikuar yjet për Peshoren

peshorja

Një parashikim të gjerë për gjithçka ndodh në vitin 2018 për secilën nga 12 shenjat e horoskopit e sjell për “BalkanWeb” astrologu i njohur Jorgo Pulla. Ditë pas dite “BalkanWeb” do të publikojë parashikimin për çdo shenjë. Çfarë i pret në 2018, ku do të kenë më shumë sukses në dashuri, apo karrierë? Cilat janë datat më me fat dhe çfarë duhet të bëjnë, Këto dhe të tjera detaje mund t’i lexoni më poshtë:
horoskopi

Peshorja
Për ju Peshore mund të themi se kemi lajme shumë të mira në fusha të ndryshme, në ekonomi, punë dhe dashuri dhe pse jo, kur gjërat realizohen sipas planeve që ju i keni vënë vetes, kjo ju ndihmon jashtë mase. Shumë mundësira të mira do keni në periudhat si 14 janar deri në 16 shkurt, ku do t’ju duhet të merrni vendime në lidhje me jashtë. Periudha nga 22 marsi deri në 18 maj, është periudha më e mirë e lulëzimit të ekonomisë suaj dhe stabilizimit të punës, sepse atehere mund të themi se jeni në një kohë shumë të mirë dhe mjaft të përshtatshme.

Në muajt në vazhdim do të jetë më e lehtë për ju të kësaj shenje, por e rëndësishme është që të mendoni dhe më pas të vendosni se çfarë do të bëni, që të keni një pasqyrim të qartë për punën dhe ekonominë tuaj. Në muajt në vazhdim për ju që keni të bëni me biznese që kanë të bëjnë me tregti, është mirë që të mendoheni shumë para se të bëni blerje të ndryshme, sepse gjashtëmujori i parë kërkon shumë vëmendje, që do të thotë të mos riskoni në shuma të mëdha sepse në disa raste ju të kësaj shenje nxitoheni shumë dhe më pas bëheni pishman, por nuk e kapni më gabimin.

Kjo do të thotë se është problem në ekonominë tuaj prandaj sa më të sigurt në vendime aq më pak probleme do të keni në blerje.

Muaji korrik dhe gusht ju jep një mundësi të mirë nëse keni për të bërë blerje sidomos në datat 11,17, 23, 26 korrik dhe deri në 19 gusht.

I keni mundësitë për të bërë të mundur ndonjë kontratë të rëndësishme pune dhe një mundësi më tepër në veprimet dhe vendimet që doni dhe dëshironi të merrni një ndryshim që mund të keni në profil të punës suaj. Ka të bëjë me profesionin tuaj, jo ndryshime të vendit të punës por ndryshim profilesh. Kjo është një mundësi e mirë për t’ja arritur qëllimit tuaj, një mundësi më shumë në muajt në vazhdim.

Lexoni nesër parashikimin për shenjën e Akrepit, kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: 0699464446





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.