Një parashikim të gjerë për gjithçka ndodh në vitin 2018 për secilën nga 12 shenjat e horoskopit e sjell për “BalkanWeb” astrologu i njohur Jorgo Pulla. Ditë pas dite “BalkanWeb” do të publikojë parashikimin për çdo shenjë. Çfarë i pret në 2018, ku do të kenë më shumë sukses në dashuri, apo karrierë? Cilat janë datat më me fat dhe çfarë duhet të bëjnë, Këto dhe të tjera detaje mund t’i lexoni më poshtë.

UJORI
Meqënse ju të kësaj shenje jeni në fillim viti akoma, mund të themi se ndryshimet që do të keni fillojnë në 22 janar deri në 18 mars, ku do të ndryshoni vendbanim apo punë tjetër. Në ekonomi keni mundësi që të përfitoni nga ndryshimet që do të keni. Periudha që mund të keni ndonjë problem ekonomik është muaji prill. Në këtë muaj anashkaloni shpenzimet e tepërta sepse nuk është muaj i mirë por problematik. Megjithatë këtë muaj keni një mundësi të mirë të merrni vendime për të ardhmen, sepse në vendime është muaj i mirë por jo në shpenzime. Bëni mjaft kujdes në këtë drejtim sepse shumë kollaj mund të dilni nga përllogaritja juaj.Në muajt prill-qershor, mundohuni që në takimet e rëndësishme të bisedohet. Është mirë për juve që dëshironi të bëni kontrata të ndryshme pune apo dhe fillime të reja, të firmosni në mes muaji dhe jo në fillim muaji. Gjithsesi kjo varet por ju themi që të jeni pak më të kujdesshëm në këtë drejtim. Muajt korrik- shtator dhe tetor, janë muajt që do lodheni shumë, do mendoheni 100 herë për ndryshimet që do të bëni por këto ndryshime do të jenë në favorin tuaj. Shumë kujdes do të bëni tani në fillim viti, nga data 05 deri në datë 17 janar, sepse është një periudhë që si në ekonomi dhe në dashuri apo udhëtime, nuk është dhe aq shumë e mirë. Nëse keni mundësi shtyrje për më vonë është më mirë për ju.
DASHURIA
Si fillim i viti, lidhjet që mund të keni mund të mos jenë përfundimtare, sepse ky vit për ju të kësaj shenje është një vit i ndryshimeve të mëdha. Në dashuri është mirë që çështjet sentimentale të mos i zgjidhni me sherre porn ë mënyrë shoqërore. Në kohën e eklipseve është mirë që të bëni biseda të rëndësishme. Duhet të merrni përsiper dhe riskun e një lidhje që nuk funksionon. Nëse keni një lidhje më shumë se 16 muaj dhe nuk e keni stabilizuar akoma, atëherë më mirë të mbeteni miq se sa të humbni kohë si njëra palë po ashtu dhe tjetra. Datat më të mira për këtë vit janë
Janari: Data 18-30
Shkurti:15-25
Marsi: 20-30
Prilli: 01-13 dhe20-25
Maji: 18-23 dhe 26-28
Qershori: 01-05, 15-25
Korrik: 07-27
Gushti: 06-22, dhe 25
Shtatori: 08-12 dhe 13-21
Tetori: 15-22
Nëntori: 20-30
Dhjetori: 01-13 dhe 21-27

KARRIERA DHE EKONOMIA
Për ju Ujorë të dashur, ekonomia dhe puna është në plan t parë për këtë vit. Në 3 mujorin e parë të këtij viti do të keni shumë shanse pozitive dhe realizimet duhet t’i prisni në fillim të verës. Një periudhë kjo ku do të keni mundësi të stabilizoheni ekonomikisht dhe në karrierë. I keni të gjitha mundësitë për kësisoj gjërash, nuk keni pse të shqetësoheni fare sepse kjo periudhë është më e mira për ju. Duhet të jeni pak më të vëmendshëm në kohën e eklipseve që janë nga data 31 janar , eklipsi i Henës në Luan, 15 shkurt eklipsi i Diellit në Ujor, 27 korrik eklipsi i Hënës në Ujor si dhe eklipsi i fundit për këtë vit është 11gusht, eklipsi i Diellit në Luan. Në këto periudha mund të fliten shumë gjëra por pa baza si në punë dhe në ekonomi, dashuri apo diçka tjetër. Në këto data është mirë të bëni pak kujdes më tepër. Në përgjithësi viti për ju mbyllet pozitivisht .

Lexoni nesër parashikimin për shenjën e fundit Peshqit, kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: 0699464446

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: