Dashi
Parashikohen ndryshime. Për momentin, mos merrni vendime të prera, që mund të mos jenë më të duhurat. Prisni sa të qartësohen gjërat. Mos bini pre e tundimit për të reaguar menjëherë, sidomos në punë. Rrezikoheni nga shpërqendrimet.

Demi
Këtë ditë do të ndiheni të sigurt nga një ndjenjë praktike dhe nga largpamësia në investime dhe në projekte. Keni dëshirë të jetoni në thellësi të shpirtit tuaj, atë që deri më tani e keni jetuar në nivel të mendjes. Mos humbni kohë për këtë!

Binjakët
Mos u gënjeni nga shkëlqimi i një momenti pasioni që bën që t’ju rrahë fort zemra, sepse mund të dalë se është krejt ndryshe nga sa dukej. Bashkëveprimi i planetëve në shenjën e juaj bën që të keni pak dëshirë të angazhoheni. Përpiquni të jeni më i gatshëm.

Gaforrja
Do të keni prirje për t’u mbyllur brenda vetes për të rrëmuar në të kaluarën. Por do të merrni në konsideratë edhe mundësinë e së tashmes. Kontakti me persona të veçantë do t’ju hapë horizonte të reja dhe do t’ju japë mundësinë të përmirësoheni.

Luani
Nëse është krijuar pak tension me partnerin, mos e lini çështjen pa e sqaruar me hollësi. Për të kthyer harmoninë do të jetë më e thjeshtë sesa mendoni. Përfitoni nga mbështetja që ju garanton familja, për të përmbushur zgjedhjet që do të bëni.

Virgjëresha
Kjo e hënë do të jetë disi e vështirë, me shumë keqkuptime, ankesa dhe mendime jo shumë optimiste. Sot në dashuri do të jeni pak jashtë ritmi. Megjithatë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por ndërkaq dëshira për t’u larguar nuk e favorizon mirëkuptimin.

Peshorja
Përpiquni të jeni më të dashur, pasi ju bën veçse mirë. Padyshim, do të lehtësonte ndjeshëm raportet me personin që keni në krah. Ndërhyrja e një familjari në punët tuaja do t’ju nervozojë disi, por nuk keni çfarë bëni.

Akrepi
Do të përballeni me një zgjedhjeje të rëndësishme, qëndrojuni zgjedhjeve të bëra më parë dhe mos hiqni dorë nga autonomia e juaj. Mos i lejoni një familjari t’ju pengojë. Do t’ia dilni të angazhoni në nismat që keni ndërmarrë, duke prekur pikat e duhura emocionale.

Shigjetari
Në një ditë si kjo e sotmja, nuk duhet ta çoni nëpër mend të ndryshoni botën. Si zakonisht, mbi të gjitha për çështje pune, reagoni duke u mbështetur mbi vendosmërinë dhe saktësinë.

Bricjapi
Në familje do të keni disa kundërshtime të shkaktuara nga këndvështrime të ndryshme. Mos u mërzisni, larmishmëria është gjithmonë diçka pozitive, që duhet shfrytëzuar për t’u ngritur. Falënderoni miqtë që ju rrini pranë duke ju dhënë ide dhe mundësi të mira.

Ujori
Shmangni marrjen e angazhimeve për të cilat jeni të sigurt se nuk do të mund t’i çoni deri në fund. Duhet të mësoni të thoni ‘jo’, kur është e nevojshme. Për shkak të Plutonit që ju kundërshton, parashikohen disa vonime në udhëtime si edhe keqkuptime në punë.

Peshqit
Jeni të detyruar të merreni me çështje praktike të mërzitshme dhe kjo do t’ju prishë humorin. Nëse një nga propozimet tuaja bie ndesh me ndonjë pengesë, mos u dekurajoni. Mos u zmbrapsni nga rrethana pak të përshtatshme dhe thoni gjithmonë atë që mendoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb