Dashi
Për t’u angazhuar me gjëra të reja jeni më të mirët, megjithatë si zakonisht, humbisni të gjithë entuziazmin sapo përballeni me ndonjë vështirësi të vogël. Ushtroni forcën e vullnetit tuaj për të vazhduar. Duhet të bëni më shumë praktikë.
Demi
Jeni gati për të shijuar frytet e punës suaj të palodhur por për disa gjëra ndoshta duhet të prisni më shumë, nëse doni të fitoni me të vërtetë. Fillimi i vitit të ri është i mbushur me premtime joshëse dhe pritshmëri: çdo gjë do shkojë sipas planeve tuaja.
Binjakët 
Nuk duhet të shpërqendroheni shumë nëse nuk doni të harroni objektivat kryesore të 2018. Mund të konsumoni pak verë por mos e ekzagjeroni. Nëse kohët e fundit nuk keni qenë të vëmendshëm me buxhetin, mund të zbuloni se keni shpenzuar pak si shumë.
Gaforrja
Keni humbur shumë kohë, ndoshta edhe për shkak të Saturnit që pengon rrugën tuaj. Ndoshta edhe partneri mund të jetë pak i zemëruar…. Për të përmirësuar situatën angazhohuni pak më tepër….. mos harroni edhe shampanjën!
Luani
Përgatitjet e shumta janë të detyrueshme në këto ditë festash. Nëse nuk jeni mes fituesve fatlum të lotarisë, keni arsye të tjera për të festuar! Jo gjithmonë keni dëshirë të qëndroni në mes të rrëmujës por këtë herë nuk ju bën keq.
Virgjëresha
Mbrëmja me miqtë do shkojë shumë mirë por mungesa e gjumit do jetë pak problem nëse doni të organizoni drekën e përvitshme familjare. Delegoni disa detyra, madje edhe më të vegjëlve në familje. Mund të zbaviteni edhe duke bërë gjëra të nevojshme.
Peshorja
Nëse jeni vonuar në diskotekë më shumë se ç’kishit parashikuar, tani nuk mendoni për asgjë tjetër përveç gjumit. Gjumë të ëmbël! Një janar i ftohtë, me Hënën që kalon në shenjën e Gaforres, nuk ju emocionon shumë.
Akrepi
Pushimet e organizuara nga ju do jenë një sukses i madh, falë Hënës në trekëndësh me shenjën tuaj. Nëse ju pëlqejnë sportet dimërore, më në fund do keni mundësi t’i shijoni. Megjithatë bëni kujdes, mungesa e praktikës mund t’ju shkaktojë probleme.
Shigjetari
Tashmë i keni uruar të gjithë të afërmit dhe miqtë tuaj më të ngushtë. Megjithatë si në çdo festë, nuk do mungojnë edhe debatet e vogla por fatmirësisht jo të rëndësishme. Bëni një sforcim të vogël dhe buzëqeshni pak, edhe atyre që nuk e meritojnë!
Bricjapi
Peshku ka qenë pak më i shtrenjtë se vitet e shkuara, por nuk duhet të shqetësoheni shumë. Nëse keni arritur t’i bëni të lumtur të tjerët, jeni të lumtur edhe ju. Hëna dhe Venusi ju këshillojnë të mos bëni asgjë të paparashikuar për sa i përket raportit në çift.
Ujori
Doni të hiqni dorë nga disa zakone pak të shëndetshme? Është dita e duhur për të bërë plane të reja dhe sidomos për t’i përfunduar ato! Nëse doni, gjithashtu mund të eliminoni defekte të vogla të karakterit që dikush jua ka vënë në dukje.
Peshqit
E keni ekzagjeruar pak me zbavitjen e festës së vitit të ri dhe tani keni një dhimbje koke të padurueshme. Do të kalojë por ndoshta duhet të ishit treguar pak më të kujdesshëm…. Nëse Hëna tek Gaforrja ju nxit të vazhdoni festën, mendoni gjithmonë për pasojat e çdo veprimi që do bëni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb