Dashi
Ju shqetësojnë diskutimet me drejtuesin? Rrini të qetë, pasi nuk donte t’ju qortonte, por donte t’ju jepte disa këshilla të vyera. Mund të përmirësoheni ndjeshëm nëse angazhoheni pak, duke bërë që të meritoni ndoshta edhe një rritje rroge.
Demi
Falë planifikimit të kujdesshëm të çdo angazhimi, sot do të gjeni kohë edhe për argëtim dhe për të qenë pranë personave interesantë. Dini si të jepni maksimumin edhe kur situata nuk do të dukej fare si ajo idealja.
Binjakët
Disa çështje burokratike do t’ju mbajnë të tensionuar. Duhet të mësoni t’i menaxhoni duke pasur më shumë zotërim mbi ato aspekte që mund t’ju shkaktojnë tensione. Në vend që të lejoni që t’ju kapë ankthi, përkushtojuni një veprimtarie tjetër.
Gaforrja
Do të përfitoni nga një çast lodhjeje të një kolegu për të treguar besnikëri dhe përgjegjshmëri, duke fituar kështu pikë në sytë e shefit. Të përveshësh mëngët nuk është problem, aq më tepë nëse e dini që do t’ju shpërblehet bujarisht.
Luani
Të ndriçosh të gjitha zonat e errëta që keni gjetur përgjatë rrugës nuk është e lehtë. Është më mirë të përballësh me gjërat me radhë, sesa të mbash shumë kunguj nën një sqetull. Mos i merrni të gjitha gjërat e mirëqena dhe shikoni përtej asaj çka duket në pamje të parë për të mos gabuar.
Virgjëresha
Është dita për të rivendosur harmoninë në çift, nëse, për çfarëdolloj arsye, gjërat nuk po shkonin mirë. Bashkëveprimi i Plutonit dhe Saturnit është në favorin tuaj. Me partnerin dhe në familje do të keni një ambient të shkëlqyer, ku asgjë nuk do t’ju duket e pamundur.
Peshorja
Lejojini vetës një pasdite të paqtë, për qetësi absolute. Pozicionimi i Jupiterit në lidhje me Saturnin gjatë mbrëmjes mund të bëjë që t’ju krijohet një gjendje nervozizmi. Mos i shmangni të tjerët, por gjithashtu jepini vetes disa momente qetësie duke qëndruar vetëm.
Akrepi
Duhet të gjeni ekuilibrin e duhur në marrëdhëniet me të tjerët. Jo të gjithë mund të kenë dëshirë të flasin me orë të tëra në rrejte sociale. Duke punuar për përgatitjen e gjërave të reja, përpiquni të mos shqetësoheni shumë. Mjafton të organizoheni.
Shigjetari
Së shpejti do të ndiheni të inkurajuar dhe të qetë, duke qenë se do të gjeni më në fund zgjidhjen e një çështjeje, që po ju shqetësonte prej kohësh. Me të fituar qetësinë, mund edhe të tentoni të rifilloni një lidhje të vjetër.
Bricjapi
Edha pas një mëngjesi harmonie dhe qetësie, nën ndikimin e bashkimit të Marsit me Venusin, ndikimi i planetëve të tjerë mund të sjellë pak bezdisje. Është mirë të përgatiteni për një mbrëmje jo të qetë. Mbyllni derën dhe ndizni televizorin për t’u argëtuar ndopak.
Ujori
Mos u vendosni shumë kufizime dëshirave tuaja, ndryshe do t’ju duhet të kënaqeni me gjëra të vogla. Ka disa objektiva në profesionin tuaj, që do të donit t’i arrinit. Atëherë armatosuni me ngulm dhe vullnet.
Peshqit
Duke i besuar ndonjë rastësie të fatit do të arrini të mos e ngadalësoni ritmin e punës. Ndoshta fati do të ndërhyjë. Edhe pse jo gjithmonë ia dilni të qëndroni në një hap me kolegët tuaj, mos u shqetësoni. Keni burime të tjera të vyera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb