Dashi
Çifti Merkur-Neptun në shenjën tuaj ju dhuron intuitë të jashtëzakonshme. I perceptoni dëshirat e njerëzve dhe u dilni përpara me entuziazëm. Në negociata dhe komunikim vazhdoni të keni mbarësi, kontakti me publikun stimulon ide të reja.

Demi
Në kontakt me publikun jeni gjithmonë të preferuar, buzëqeshja juaj lehtëson barrën dhe shkrin pakënaqësitë e atyre që janë në pritje. Do të kaloni një mbrëmje shumë të bukur dhe argëtuese në shtëpinë e miqve tuaj.

Binjakët
Pavarësisht se është ditë pushimi, Hëna ju flet për të punuar. Për fat të mirë, çifti Mërkur-Neptun ju mbështet me një përzierje të mrekullueshme të arsyesh dhe intuitës. Një bisedë e këndshme, ku ndjenjat shprehen hapur, ndihmon në marrëdhëniet në çift.

Gaforrja
Nuk do të jeni në jeni në humor të mirë nga ndikimi i Hënës. Çiftit Merkur-Neptun do të jetë armiqësor, ndërsa perceptimet dhe fantazitë ju nxjerrin jashtë rrugës së qëllimit kryesor. Rreziku në dashuri është të synosh për shumë lartë, sidomos nëse jeni ende beqarë.

Luani
Do të keni krijimtari të rafinuar. Arti, fotografia dhe muzika nuk janë thjesht hobi, por mund të kthehen mundësi profesioni. Çifti Merkur-Neptun ju mbështet. Do të keni shumë energji, pasion dhe besim në aftësitë tuaja krijuese.

Virgjëresha
Udhëtime dhe lëvizje të shumta ju gjallërojnë ditën. Mund të jeni në tren, aeroplan ose thjesht në makinë, ndoshta për të shkuar të takoni miq të largët. Partneri është kokëfortë dhe tekanjoz, tregoni diplomaci duke u treguar dakordësi dhe pastaj bëni si të keni dëshirë.

Peshorja
Do të jetë një ditë e ndërlikuar, nën tërheqjen e Hënës. Edhe çiftin Merkur-Neptun e keni kundra, duke krijuar zënka në marrëdhënie. Bëni kujdes nga ata që duan t’u mbushin mendjen, duke ju premtuar qiellin dhe tokën, sepse nga pas ka një kleçkë.

Akrepi
Nëse kërkoni për persona idealë, nuk duhet të shikoni shumë larg, ndoshta e keni në krah ose jeni në rrugë për ta takuar. Jepini hapësirë argëtimit dhe lëvizjes së mbrëmjes së sotme, duke pranuar ftesë e miqve që ju kërkojnë.

Shigjetari
Ana e mirë e Mërkurit dhe Neptunit garanton frymëzim krijues dhe udhëtime në intimitetin e shpirtit. Do t’ju vijnë mesazhe romantike nga larg. Do të keni harmoni në vendin e punës. Nuk do të keni rivalitet me kolegët. Shpirti i skuadrës është në interes të grupit.

Bricjapi
Do të jeni shumë të frymëzuar. Instinkti do t’ju japë udhëzimet e duhura për të arritur pa shumë përpjekje drejt suksesit. Do të përjetoni gjallërinë e miqësisë dhe dashurisë dhe puna do të ecë. Më në fund po filloni të fitoni.

Ujori
Do të mbizotërojë shpirti i skuadrës me kolegët, kur njëri nuk ia del, e ndihmon tjetri, pa zili dhe kritika, për të arritur objektivin. Investimet do të duhet të monitorohen, konsultohuni me një ekspert të kësaj fushe. Do të bëni blerje interesante në librari.

Peshqit
Do të përshkoheni nga ndjenja e të qenit zotërues dhe do të keni dëshirë të komandoni gjithçka. Do t’i pëshpëritni në vesh partnerit gjëra konfidenciale. Flitet më bukur për dashurinë në intimitetin e shtëpisë suaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb