Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Horoskopi për ditën e sotme, 10 shtator 2017

Horoskopi-600x3401-5

Dashi
Sinjale favorizuese për shlyerjen e kredive të vjetra si dhe të ardhura shtesë nga një marrëveshje e përfunduar me sukses. Çfarë lehtësimi! Konkretizimi sot është një pikë e fortë. Kini kujdes me shpenzimet e panevojshme pasi nuk është momenti i duhur.

Demi
Hëna ju shtyn të flisni dhe ndjeheni mirë me të gjithë. Zgjeroni angazhimet tuaja me lehtësi dhe tërhiqni vëmendjen e miqve tuaj. Komunikim inkurajues dhe efikas. Në raportet personale do jepni më të mirën e mundshme sot.

Binjakët
Me qetësi të madhe mund të mbyllni një çështje që e keni lënë pas dore për shumë kohë. Në përgjithësi është një ditë e mirë për sqarime. Lajme të reja në fushën e dashurisë që nuk duhen nënvlerësuar, mund të sjellin suksesin e merituar.

Gaforrja
Dëshirë për muhabet dhe harmoni. Një e diel e përshtatshme për të mbledhur të afërm dhe miq në tavolinë dhe për t’ju ofruar një darkë të shijshme. Programe konstruktive dhe ide të reja në horizont. Angazhimet e shumta nuk ju lënë shumë kohë për vete.

Luani
Ju pëlqen të bëni gjëra të mëdha, por dini të vlerësoni edhe kënaqësitë e vogla, sidomos nëse këto sjellin të ardhura shtesë në buxhetin tuaj. Ditë e mirë për të përfunduar disa punë në shtëpi që keni kohë që i shtyni. Zhvillim pozitiv i angazhimeve të mërzitshme në shoqëri.

Virgjëresha
Përveç qetësisë dhe humorit të mirë, Hëna te Demi, gjithmonë e prirur për t’ju mbështetur kur jeni në vështirësi, sot do angazhohet në mënyrë pozitive ndaj qetësisë familjare. Iniciativa afatgjata, investime të forta, zgjidhje inteligjente për shtëpinë dhe familjen.

Peshorja
Po planifikoni të merrni një kredi apo të kërkoni një financim? Sot mund të jetë momenti i duhur për të menduar për detajet më të hollësishme. Do ju bëjnë një propozim sentimental shumë premtues, ja vlen ta mendoni më thellë dhe ta pranoni.

Akrepi
Mërkuri në trekëndësh ka një efekt pozitiv mbi ju. Përballje e qetë me personin që dashuroni falë një projekti që ka kohë që ju intrigon. Situatë e këndshme. Dikush akoma ju kundërshton por tani keni argumente fituese.

Shigjetari
Është një ditë pak e mërzitshme gjatë së cilës do merreni me çështje të vogla praktike, pa dëshirë si gjithmonë. Disa lidhje miqësore dhe profesione të përsëritshme krijojnë pakënaqësi. Provoni të bëni ndonjë ndryshim.

Bricjapi
Hënë favorizuese që ju sjell lajme të mira, mund të kenë lidhje më një udhëtim ose një transferim por edhe ndryshime dhe gjëra të reja. Shpërndani CV-në, analizoni njoftimet për punë, kërkoni një intervistë pune nëse ju intereson.

Ujori
Nuk jeni shumë të dhënë pas çështjeve praktike por nëse angazhoheni, sot do jeni ju që do merrni më të mirën e mundshme. Çfarë kënaqësie! Një darkë romantike, një dhuratë e papritur, ka shumë mënyra për ta bërë këtë ditë të ndryshme nga të tjerat.

Peshqit
Mendje e kthjellët dhe sy të shndritshëm! Do t’ju shërbejnë për të menaxhuar një çështje pak delikate, ndoshta mund të mbështeteni edhe në bashkëpunimin e familjes. Propozime interesante në horizont. Partneri do zbutet dhe çdo gjë do bëhet perfekte në mënyrë magjike.

(BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.