Dashi
Hëna në Shtëpinë e gjashtë, ajo më e preferuara nga punëtorët, thotë gjithçka: harrojini programet argëtuese për fundjavë, sot punohet. Si shpërblim puna po shkon vaj dhe në qoftë se duhet të fitoni kohë të humbur, efikasiteti i juaj do të bëjë mrekulli.

Demi
Do ta filloni fundjavën me një Hënë bashkëpunuese, në harmoni me Marsi në shenjën tuaj, tregues i një personaliteti të përkryer dhe një gjallërie të pashtershme. Miqtë ju thërrasin: nuk ka gjë më të mirë se të kalosh kohën jashtë qytetin në shoqëri të këndshme.

Binjakët
Ndërsa Hëna kërkon të jeni të saktë, të përpiktë dhe të përkushtuar plotësisht ndaj punës, ju e keni mendjen për argëtim dhe aventura, të paktën të shtunën! Duke qenë se do të jeni pak të hutuar, dhe në mungesë të kolegëve që t’ju ndihmojnë, të paktën mos krijoni ngatërresa të kota.

Gaforrja
Hëna dhe Marsi do të mbajnë një qëndrim miqësor, shenjë kjo se planet tuaja për një udhëtim të shkurtër gjatë fundjavës mund të realizohen. Edhe punët do të ecin shumë mirë: të ndihmuar nga Neptuni, intuita e juaj nuk do të gabojë as edhe njëherë!

Luani 

Do të jetë një e shtunë ku punët do të ecin mirë. Do të jeni të saktë në punë, të sjellshëm me miqtë, por pa qenë në qendër të vëmendjes, siç ju ndodh zakonisht. Do të bëni shpenzime të shumta në supermarket, pasi çdo pjesëtar i familjes ka shijet e veta.

Virgjëresha
Keni dëshirë të ngriheni dhe të nxirrni në pah potencialin. Hëna dhe Marsi ju japin një mundësi të mirë për rënë në sy në vendin e duhur. E verdha është ngjyra që duhet të vishni sot: do të tregojë diturinë dhe gjallërinë e juaj.

Peshorja
Do të jetë një e shtunë e zakonshme, do të jeni të armatosur me qëllimet më të mira, por ndikimi i Hënës do të jetë i atillë që të mos arrini rezultatet maksimale. Nuk do të jeni në humor shumë të mirë, por përpiquni të ruani qetësi dhe gjërat do të përmirësohen.

Akrepi
Miqësi e ëmbël dhe dashuri romantike, falë pozicionimit të Hënës dhe të Neptunit. Sot do të arrini të zbutni edhe një Mars luftarak! Partneri kërkon sqarime, por në qoftë se nuk keni asgjë për të fshehur do të flisni hapur dhe me kënaqësi.

Shigjetari
Sot Hëna nuk do të jetë e mirë më ju. Sikur kjo të mos mjaftonte, edhe me Neptunin nuk i keni gjërat mirë, duke krijuar ngatërresa në shtëpi dhe në jetën familjare. Për ata që kanë biznese vetjake do të ketë vështirësi për të zënë tregun.

Bricjapi
Hënën këtë të shtunë do ta keni mike të mirë. Edhe Marsi, gjithashtu, do të jetë miqësor, duke dhënë zgjidhje me një gjest të vendosur për të gjitha dyshimet që keni. Gjeni një hapësirë kohore për të bërë vrap ose palestër: bukuria dhe mirëqenia gjithmonë të shkojnë bashkë.

Ujori
Të shtunën do të jeni në shoqërinë e një Hëne të lodhshme, që ju orienton më shumë drejt një analize të vetvetes dhe melankolie, sesa me veprimtarinë aktive në realitetin e momentit. Të mbyllur në mendimet e juaj, duket se i shpërfillni kërkesat shumta që familja ka sot

Peshqit
Nën tërheqjen e Hënës kundra Neptunit, marrëdhënia e çiftit bëhet çështja e ditës. Gjë e mirë është se Marsi ju ndihmon të rregulloni marrëdhëniet. Në fakt, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, uljet dhe ngritjet emocionale janë pjesë e natyrës së tuaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb