Dashi 21 Mars – 20 Prill
Në shënjestër nga Hëna dhe Saturni lart në qiell, ndërsa Venusi rrëshqet në Shtëpinë e dymbëdhjetë, jeni të heshtur dhe të palëvizshëm si Bukuroshja e Fjetur. Të shkatërruar nga udhëtimi: me maninë e zakonshme që të shihni gjithçka, të provoni gjithçka dhe të shijoni gjithçka, në darkë do jeni të dërrmuar nga lodhja!

Demi 21 Prill – 20 Maj
Më në fund nga sot Venusi nuk do ju nxisë me pretendime jashtë mundësive tuaja! Duke kaluar përmes miqësisë, dashuria do ketë fytyrën e bashkëpunimit. E diel e bukur, madje e shkëlqyer për ata që e shijojnë në shoqëri të mirë, në mal ose në udhëtime.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Sot Venusi kalon në kuadraturë me shenjën, i shfrenuar dhe me pretendime. Nga dashuria prisni maksimumin dhe nëse nuk merrni atë që doni, jeni të acaruar si gjithmonë! Sot do keni tendencën të ekzagjeroni, duke kaluar shumë herë linjën e kuqe. Përpiquni të reflektoni, do rezultoni më simpatikë.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Lajmi i mirë është kalimi i Venusit në trekëndësh, edhe pse Hëna me Saturnin kundër shenjës nuk ju ndihmon për të qetësuar atmosferën. Sidoqoftë larg shtëpisë dhe rutinës së përditshme, do jeni më të qetë dhe të prirur për dialog.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Kuadratura Diell-Jupiter ju çon të ekzagjeroni situatat dhe gjendjen emocionale. Përpiquni të merrni në konsideratë edhe pikëpamjet e të tjerëve. Kundërshtimi i Venusit tashmë ka përfunduar, ndoshta do jeni pak më të qetë në rutinën tuaj.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Debate në çift por asnjeri nga ju nuk ka dëshirë të grindet seriozisht pasi ndjenja që keni është e fortë dhe tërheqja është e dukshme. Puna juaj sot është të zbaviteni dhe të zbavitni të tjerët, varianti i vetëm për të ulur konfliktet ose të paktën të zbusni situatën.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
I rreptë dhe kërkues çifti Hënë-Saturn, dhe sikur mos të mjaftonte kjo, sot Venusi kalon kundër shenjës tuaj! Megjithatë mos hiqni dorë nga një festë që keni kohë që e prisni: jeta nuk është vetëm për të punuar por edhe për të shijuar.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Marrëdhënia në çift është e shkëlqyer, falë Venusit më në fund në trekëndësh. Nëse ka ndonjë debat të vogël, nuk ka të bëjë fare me keqkuptimet në çift. Ambienti përreth është shumë çlodhës: dita ideale për të vizituar një qytet tjetër.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Më në fund Venusi largohet nga këndi drejt kuadraturës. Blerjet dhe ushqimi i mirë si çmim ngushëllimi nuk do funksionojë: humori i keq ju shoqëron. Mos pranoni punë ekstra për pak të ardhura, më mirë një orë në palestër.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
E diel e bukur në shoqërinë e çiftit Hënë-Saturn në shenjë dhe nga sot edhe Venusi në kënd, promovues i një jete shoqërore intensive. Do merrni një ftesë që nuk mund ta refuzoni, aq më tepër që duhet të filloni të lini mënjanë rutinën e përditshme.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Përshëndeteni Venusin që sot kalon në shenjën pasuese. Javët e fundit ju ka dhënë kaq shumë: Dashuri, bukuri, frymëzime krijuese… Të ardhurat ekstra dhe blerjet ju ngushëllojnë, duke larguar pak humorin e keq.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Lajm i shkëlqyer nga yjet për ju: Venusi hyn në shenjën tuaj ndërsa Hëna ju buzëqesh duke ju mbështetur me një kënd të bukur. Nga miqësia në dashuri është hap i shkurtër, mjafton një hedhje e vogël…. dhe do jeni aty!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb