Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Horoskopi për ditën e sotme, 11 shtator 2017

horoskop

Dashi
Këtë ditë, humori i juaj është i lidhur me melankolinë e kësaj dite, me planetët që nuk janë shumë në favorin e juaj. Do të keni apati dhe mungesë motivimi për të punuar. Për t’ju ngushëlluar, do të keni shumë miq të sinqertë që ju mbështesin.

Demi
Lërini butësinë që të rrjedhë lirisht. Do të shërbejë për të çimentuar një lidhje të konsoliduar ose të shkrijë ndrojtjen në një marrëdhënie të porsalindur. Do t’ju duhet të pranoni disa kompromise. Solidariteti është i barasvlershëm me suksesin ë ndërmarrjeve.

Binjakët
Në përgjithësi jeni të përkushtuar, por vullneti i personit që keni në krah ndërhyn për të ndryshuar gjerat, duke bërë që t’ju ndryshojë programin. Do të keni edhe zënka në çifte, me grindje të lodhshme për të përcaktuar se kush do të imponojë vullnetin e vet.

Gaforrja

Me mbështetjen e shumë planetëve në harmoni, dita fillon me mbarësi. Të arrini objektivat tuaja do të jetë një lojë fëmijësh. Një takim i papritur me një mik të vjetër do të bëjë që të ndryshoni planet për mbrëmjen.

Luani
Të kapur nga doza të vogla dembelizmi është një “luks i nevojshëm”, por, nëse e teproni mund të humbni të gjithë ditën dhe mund të pendoheni shumë të nesërmen. Plutoni, i cili ju mbështet prej shumë vitesh, do të vazhdojë të jetë një miku i vetëm dhe i vërtetë. Ndërkaq nuk mund të thuhet e njëjta gjë për yjet e tjera.

Virgjëresha

Ditë me fat. Të ndihmuar nga bashkëpunimi i Hënës, Venusit, Marsit dhe Urani jeni në një pozicion mbarësie! Do të ketë një shans edhe për ata që nuk pëlqejnë vetminë. Ndoshta nuk do të gjeni shpirtin binjak, por dikë që është pak a shumë ashtu.

Peshorja
Kjo është dita ideale për të lënë mënjanë gjërat që nuk shkojnë në fushën profesionale dhe të përgatiteni për një ndryshim të qenësishëm të strategjisë ose objektiva. Ndërkohë shmangni të menduarit e gjerave shumë të mëdha dhe matini mirë mjetet dhe burimet që ju keni në dispozicion.

Akrepi
Ditë për t’u mbajtur mend, ku të gjithë do të jenë kundër njëri-tjetrit: ju, partneri, fëmijët, kunetërit dhe prindërit. Dhe kështu do të ketë një mori hatër mbetjesh dhe bashkëbisedime ironike. Edhe një marrëveshje ndër aksionarë mund të prishet, ju shkaktoni polemika, ndërsa të tjerët reagojnë keq.

Shigjetari
Më mirë t’i lini gjërat ashtu siç janë, sot që planetët nuk janë shumë të favorshëm dhe ju provokojnë hapur, duke bërë që të humbisni kohë të çmuar. Është e vërtetë që jeni jashtëzakonisht të duruar, por çdo gjë ka një kufi. Po u mbush plot kupa, derdhet.

Bricjapi
Nuk jeni nga ata që lini t’ju ikë një mundësi për të dëfryer, sidomos kur një Hënë e zjarrtë dhe e hareshme, ju thërret të argëtoheni. Kështu, pavarësisht nga barra e angazhimeve të ditës që keni, do të bëni gjithçka për të pranuar ftesën e saj.

Ujori

Sot do t’ju duhet të përshpejtoni gjërat, sidomos nëse fitimi vjen menjëherë. Bëni kujdes me shpenzimet, pasi do të keni dëshirë të kryeni shumë blerje sot. Megjithatë, nëse vendosni të bëni blerje të mëdha tregohuni të zgjuar në zgjedhje.

Peshqit
Do të jetë një ditë emocionuese dhe me shumë zhvillime. Yjet ju shtyjnë që të dilni, të takoni njerëz të rinj, të argëtoheni dhe të zbuloni botën e kulturës. Është ditë ideale për të organizuar një udhëtim, qoftë për punë, qoftë për kënaqësi.

(BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.