Dashi 21 Mars – 20 Prill

Mosmarrëveshjet në familje në mëngjes do të zgjidhen nga pasditja, falë dashurisë, por edhe Hënës, që zhvendoset. Armëpushim do të nënshkruhet para një akullore e shijshme, me ngjyra të ndezura ashtu si personaliteti i juaj i hareshëm.

Demi 21 Prill – 20 Maj

Gjatë ditës mendoni për dashurisë dhe gjatë natës mendja juaj krijuese përpunon ide të shkëlqyera, të cilat kanë zbatim të vazhdueshëm. Dhe më e bukura është se ndiheni në formë, edhe pse keni sforcim të trupit dhe mendjes gjatë veprimtarisë së juaj.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor

Gjatë mëngjesit do të jeni tërësisht të zhytur në punë, pastaj gjatë pasdites, me ndryshimin e Hënës, do të jetë partneri që do t’ju thithë të gjithë energjitë e juaja. Mbrëmje do ta kaloni të qetë, pasi të keni mposhtur lodhjen me dashuri.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik

Kini kujdes që të mos nënshkruani kontrata që nuk ju përshtaten. Në lidhje me një çështje delikate kërkojini ndihmë një kolegu me më shumë përvojë, i cili do t’ju mbështesë. Për sa i përket jetës së çiftit, sot partneri do të jetë në qendër të vëmendjes.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht

Do të kaloni një ditë të hareshme me miqtë, dhe do të keni bashkëpunim të ngushtë me kolegët. Do të jeni të sjellshëm dhe të edukuar me të gjithë që takoni sot. Ndërkaq në mbrëmje do të ndjeni t’ju mbërthejë lodhja aq shumë sa do t’ju zërë gjumi ndërsa shikoni një film.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator

Do të keni ditë të mrekullueshme përderisa Hëna është në anën e juaj, dhe më pas gjatë ditës do të bëjë që të jeni më entuziast dhe më të hareshëm. Shijojeni këtë të ditë sa më shumë të mundeni dhe mos e lini t’ju ikë.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor

Gjatë gjithë mëngjesit do të jeni të ngarkuar me shumë projekte dhe do të bëni shumë punë, por pa arritur rezultatin e dëshiruar. Por nga ana tjetër mbrëmja do të jetë e qetë, ndërsa Hëna nxit një miqësi që të kthehet në diçka më shumë.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor

Do të ndërmerrni projekte dhe investime të rëndësishme investimet, por me kusht i që të kryhen në kohën e duhur, në të kundërt mund të mos arrini rezultatet e duhura. Veproni gjithmonë me logjikë: asnjë veprim i detyruar nuk të çon drejt suksesit.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 dhjetor

Mëngjesi nis i zymtë, po humori do t’ju rikthehet gjatë pasdites nga Hëna, duke ua bërë pjesën tjetër të ditës më romantike. Me partnerin tuaj do të keni harmoni. Edhe këtë herë do të mbyllni një sy ndaj defekteve të vogla të partnerit.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar

Hëna mike në shenjën e juaj ju mbështet gjatë gjithë mëngjesit, duke bërë që të përqendroheni në komunikimin dhe fitim. Do të keni jetë sociale intensive dhe të përmbushur. Me një agjendë kaq të mbushur kontakte dhe takime, nuk mund të humbisni asnjë minutë.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt

Mëngjesin do ta keni të zënë më punë, fitime dhe shpenzime, por duke filluar nga orët e pasdites, me ndikimin e Hënës, çdo gjë do të ndryshojë në qiell e juaj të brendshëm. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë apo vetëm me partnerin.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars

Do të jeni në formë shumë të mirë, nën ndikimin e Hënës dhe të Marsit e Uranit në shenjën e juaj! Çfarë është thënë, është bërë! Plot gjallëri dhe të fuqishëm gjatë ditës, por të rraskapitur në mbrëmje: nuk është vetëm lodhje, ajo është edhe Hëna që ndryshon shenjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb