Dashi
Nuk është e thjeshtë të ruani përqendrimin te çështjet më urgjente, nëse nuk do t’ua ktheni me një “jo” strategjike atyre që do t’ju kërkojnë ndihmë. Përkushtojini më shumë kohë vetes dhe pasioneve që keni, dhe shijoni gjërat e vogla që ju ofron jeta.

Demi
Keni nevojë për një ndryshim ambienti që u rikthen entuziazmin ideve të reja që keni, për të mos humbur gjallërinë që ju shquan nga të tjerët. Më në fund një ditë e qetë: pikërisht ajo që ju duhet për të qëndruar më shumë me të dashurit tuaj.

Binjakët
Fjalët e bukura dhe vështrimet e ëmbla nuk ju mjaftojnë? Mos kërkoni shumë nga partneri, nëse nuk doni të krijoni tensione që nuk kanë arsye të jenë. Të kënaqeni është e rëndësishme, nëse doni të ndërtoni themelet mbi të cilat të ngrini një raport të qëndrueshëm.

Gaforrja
Duke mos u dashur të zgjoheni herët për të shkuar në punë, mund të rrini të qetë dhe të mos lodheni shumë. Keni nevojë për të pushuar pak. Por nëse bie alarmi i orës, pasi edhe sot ju thërret detyra, mendoni të pini një kafe të mirë dhe do të merrni zemër.

Luani
Po mendoni se si ta bëni sa më të veçantë festën e ditëlindjes? Fillimisht mendoni për menynë dhe, mbi të gjitha, për tortën! Shpresoni të merrni një dhuratë të rëndësishme, por për të qenë të sigurt hidhuani si fjalë larg e larg të tjerëve.

Virgjëresha
Keni zbuluar në personin e dashur një anë, ekzistencën e së cilës e keni shpërfillur? Nuk ka problem, do të shërbejë për ta bërë marrëdhënien tuaj në çift më të plotë! Gjatë kësaj periudhe jeni shumë të shpërqendruar: tregohuni të vëmendshëm, nëse do të angazhoheni në atë që bëni.

Peshorja
Falë mirësisë së Hënës në harmoni me Plutonin dhe Venusin, mund të keni më shumë vullnet për të përmirësuar fushën e ndjenjave dhe të dashurisë. Në shtëpi keni një atmosferë të qetë, duke qenë se dini si ta krijoni.

Akrepi
Në vend që të rrini i ngulitur te telefoni dhe rrjetet sociale, vendosni të dilni, nëse doni të bëni një takim romantik apo edhe thjesht për t’u argëtuar pak. Raste do të keni, por ndoshta ju mungon perceptimi për t’i vënë në pah në kohën e duhur.

Shigjetari
Pozicionimi i Hënës në lidhje me Plutonin, bën që të jeni i pandalshëm përgjatë rrugës së ndërmarrë dhe nuk do të ndaloni edhe përpara të papriturave. Me ngadalë, por pashmangshmërisht, do të anashkaloni pengesën për të shkuar drejt qëllimit.

Bricjapi
Ndjenja juaj për drejtësi do t’ju ndihmojë të zgjidhni me shpejtësi një çështje delikate, në të cilën nuk do të kishit dashur fare të ishit përfshirë. Pak rëndësi ka nëse mënyra juaj e të vepruarit nuk arrin të kënaqë gjithkënd; ajo që ka rëndësi është integriteti juaj.

Ujori
Të mbështetur nga Hëna, do të jetë e lehtë të shkoni mirë me partnerin, edhe pas një zënke të vockël; të ziheni nuk do të thotë se nuk duheni! Jeni gati të hapni rrugë për personin tuaj të zemrës: për ju dashuria vjen para çdo gjëje.

Peshqit
Të favorizuar nga Saturni, zgjidhja e një çështjeje që ju shqetëson do të jetë e thjeshtë, si edhe sepse jeni të fortë nga besimi që ju japin shumë persona. Duke mundur të merrni nën kontroll situatën, do të keni çdo gjë nën vëzhgimin tuaj të kujdesshëm dhe vigjilent.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb