Dashi
Do jeni shumë xhelozë ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe mund të debatoni ashpër me të. Sa më shpejt ta kuptoni gabimin që keni bërë, aq më të lehtë do ta keni të rivendosni qetësinë. Beqarët do realizojnë takime të jashtëzakonshme dhe do e ndryshojnë menjëherë statusin e tyre. Në planin financiar do jeni të detyruar të bëni kujdes që gjendja të mos ketë më shumë tronditje.
Demi
Të dashuruarit duhet t’i marrin gjërat si t’iu vijnë dhe nuk duhet të kërkojnë me ngulm gjëra të pamundura. Beqarët do jenë të paqëndrueshëm dhe ka rrezik të refuzojnë disa ftesa që do iu bëhen. Do pendoheni shpejt për këtë sjellje tuajën. Financat do mbeten në të njëjtën gjendje si më parë. Duhet të shpenzoni me kursim dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të jepni hua.
Binjakët
Nën ndikimin e madh të Venusit do i kushtoni më tepër rëndësi se kurrë më parë jetës në çift. Do kaloni më shumë kohë me partnerin dhe do i përgatisni surpriza. Beqarët do kenë një ditë intensive dhe plot me takime. Shfrytëzojeni! Financat do kenë goxha përmirësime falë një shume të konsiderueshme që do merrni pas një projekti të përfunduar.
Gaforrja
Ditë e mbushur me bashkëpunim kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjërat do ju ecin më së miri dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni. Beqarët do kërkojnë në çdo cep princin e tyre të kaltër por nuk do munden ta gjejnë atë. Në planin financiar duhet të bëni disa zgjidhje të zgjuara në mënyrë që situata të përmirësohet. Jeni të zotët, kështu që mund t’ia dilni.
Luani
Ata që janë në një lidhje do ndihen më të dashuruar se kurrë gjatë kësaj dite dhe do i shprehin pa fund ndjenjat e tyre. Beqarët do i koleksionojnë aventurat dhe do ndihen mjaft mirë. Do ende kohë që statusi t’ju ndryshojë. Financat do kërkojnë më shumë maturi se kurrë më parë. Po bëtë gabime sot, do keni probleme për një kohë të gjatë. Kujdes!
Virgjëresha
Jeta juaj në çift do jetë edhe më e bukur sot. Do ndiheni mirë pranë atij që dashuroni dhe do merrni vendimin për ta kaluar gjithë jetën me të. Beqarët do jenë të pafat dhe do vazhdojnë të mbeten me të njëjtin status edhe për disa kohë. Në planin financiar nuk do keni probleme serioze, megjithatë duhet thënë se gjendja do lërë për të dëshiruar.
Peshorja
Marrëdhënia juaj në çift do ftohet edhe më shumë gjatë gjithë kësaj dite dhe do preferoni t’i jepni fund asaj që keni ndërtuar. Më mirë vetëm e në qetësi sesa në çift dhe të brengosur. Beqarët duhet ta shfrytëzojnë sa të mundin ditën duke u argëtuar me miqtë, jo të fiksohen pas dikujt që është i zënë. Financat do bëhen delikate nëse kryeni shpenzime të pamenduara mirë.
Akrepi
Mos u tregoni despotikë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite sepse do prishni gjithçka që keni ndërtuar deri më sot. Beqarët duhet të tregohen të arsyeshëm dhe do marrin kohën e duhur për t’u njohur me një person. Po gabuat, do i vuani gjatë pasojat. Gjendja e financave do lërë për të dëshiruar. Mundohuni të shpenzoni fillimisht për gjërat më të domosdoshme.
Shigjetari
Do e dashuroni plot pasion atë që keni në krah gjatë gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do mbetet gjithë kohës e mrekullueshme. Beqarët do jenë të drejtpërdrejtë dhe do i shprehin ndjenjat ashtu si do i ndjejnë. Do marrin shumë pëlqime për këtë arsye. Në planin financiar fati do jetë më në fund në anën tuaj. Do dilni nga situata delikate ku kishit rënë.
Bricjapi
Ditë e vështirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni shumë xhelozë ndaj atij që keni në krah dhe në çdo moment do mundoheni ta kontrolloni. Beqarët as që do mendojnë për dashurinë sepse do jenë të angazhuar me të tjera çështje. Saturni dhe Plutoni do ndikojnë negativisht te sektori i financave duke sjellë probleme të njëpasnjëshme.
Ujori
Tensioni do fillojë të zbehet sot në jetën tuaj në çift dhe do filloni t’i shihni gjërat me një sy tjetër. Partneri nga ana tjetër do ndihet i bekuar që ju ka pranë dhe do jua shprehë me çdo mënyrë ndjenjat. Beqarët do kenë një ditë të ndërlikuar dhe me peripeci. Financat duhen mbajtur nën kontroll të rreptë edhe për disa kohë derisa gjendja të stabilizohet.
Peshqit
Do dini si t’i menaxhoni sa më mirë problemet që do ju dalin në çift gjatë kësaj dite. Për ju nuk ka gjë që nuk mund të kalohet. Beqarët do realizojnë gjatë gjithë kohës takime impresionuese dhe do i mendojnë gjërat me seriozitet. Për financat do jetë një ditë e mirë dhe e favorshme. Jo vetëm që do kryeni investimet e menduara, por do mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb