Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Horoskopi për ditën e sotme, 12 janar 2018

horoskop

Dashi
Do të keni tensione të vogla në familje. Do të ngushëlloheni duke blerë disa gjëra të vogla, jo ndonjë gjë kushedi se çfarë, por thjesht libra të vjetër dhe gjërat kulturore për t’i koleksionuar. Do të bëni shumë shpenzime ushqimore sot, por duke u treguar të kujdesshëm për atë që blini.
Demi
Është dita ideale për ata që kanë dëshirë të bëjnë punime në shtëpi, sepse keni me të vërtetë shumë punë për të bërë. Mjetet dhe materialet do të jenë të kushtueshme, por do t’ia vlejnë. Edhe në zyrë atmosfera është e qetë, të gjithë mendojnë për punën e tyre, pa ndërhyrë në atë të të tjerëve.
Binjakët
Planifikimi i mirë është shpirti i punës, sidomos kur ju duhet të merreni me çështje praktike dhe për t’i përmbledhur, të mërzitshme. Vishuni me ngjyra portokalli për të rënë në sy dhe bëni mirë të shmangni të kuqen, nëse jeni të lodhur, bëheni agresiv.
Gaforrja
Ditë për t’u mbajtur mend, ku të gjithë do të jenë kundër njëri-tjetrit ju, partneri, fëmijët, kunetërit dhe prindërit. Dhe kështu do të ketë një mori hatërmbetjesh dhe bashkëbisedime ironike. Edhe një marrëveshje ndër aksionarë mund të prishet. Ju shkaktoni polemika, ndërsa të tjerët reagojnë keq.
Luani
Në punë jeni të përkushtuar, por vullneti i personit që keni në krah ndërhyn për të ndryshuar gjerat, duke bërë që t’ju ndryshojë programin. Do të keni edhe zënka në çift, me grindje të lodhshme për të përcaktuar se kush do të imponojë vullnetin e vet.
Virgjëresha
Mjafton të mësoni të vëzhgoni, do të zbuloni se jeta çdo ditë mund t’ju dhurojë ato gjërat e vogla të bukura që mund të bëjnë të lumtur cilindo prej nesh. Bëni kujdes nga lodhja nervore, jeni shumë të ndjeshëm dhe përfshiheni shpejt në gjendjen emocionale të të tjerëve.
Peshorja
Nuk do të mungojnë diskutimet me të afërmit dhe për rrjedhojë, sqarimet. Duhet të tejkaloni një këndvështrim shumë personal të çështjeve familjare. Të marrësh në konsideratë të mirat e të këqijat e veprimeve tuaja është më mira, por kjo nuk duhet të kthehet në një pengesë.
Akrepi
I keni idetë e qarta, doni një raport sentimental të qëndrueshëm dhe do të angazhoheni për ta realizuar. Do të arrini rezultatin e dëshiruar. Do t’ia dilni më në fund të bëni gjënë e duhur dhe në drejtimin e duhur. Suksesi është i garantuar.
Shigjetar
Do të angazhoheni ashtu siç dini vetëm ju për të arritur rezultate të mira, duke shfrytëzuar ndjeshmërinë, delikatesën dhe aftësitë për të kuptuar të tjerët. Me Mërkurin kundra, në fushën e dashurisë ndoshta nuk do t’ia dilni të shprehni plotësisht atë që jeni duke ndjerë.
Bricjapi
Këshillohet të përballoni çështje të pazgjidhura në fushën e dashurisë. Duhet t’i shqyrtoni gjërat nga çdo këndvështrim, pa u fshehur pas iluzioneve. Nëse një epror ju kërkon të punoni përtej kompetencave, qëndroni të qetë dhe refuzoni.
Ujori
Pas ditësh të mbushura me angazhime, po vijnë momente më të qeta. Do të ndiheni në formë, të qetë dhe në dispozicion të personit që ju qëndron në krah. Do të keni mundësinë të kaloni në veprim, duke realizuar edhe gjëra që i konsideronit shumë të vështira.
Peshqit
Nëse nuk jeni të sigurt për ndjenjat tuaja, mos hyni në lojë. Rrezikoni të krijoni ndonjë situatë të pakëndshme, për të cilën mund të pendoheni. Përpara se t’i futeni kokë e këmbë një ndërmarrjeje, do të ishte mirë të vlerësonit të mirat dhe të këqijat.





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.