Dashi
Pasi të kalojë faza projektuese e punës, do vijë momenti të merreni me detajet, që megjithëse janë të mërzitshme, shpesh përcaktojnë rezultatin. Një e diel me pak mundësi argëtimi, është mirë të mos refuzoni ftesat e miqve tuaj.

Demi
Jeni të përkëdhelur nga Hëna dhe nga një familje mbrojtëse e bashkëpunuese. E njëjta gjë vlen edhe për partnerin tuaj, gjithmonë e më shumë i përfshirë dhe i prirur për të dhënë premtime. Së bashku argëtoheni duke projektuar një të ardhme të bukur!

Binjakët
Të mërzitur nga Hëna dhe ndikimi i Diellit dhe Mërkurit në kuadraturë të kundërt me shenjën tuaj, do jeni përfundimisht jashtë faze. Të gjithë do t’i keni kundër: partnerin, familjen, madje edhe ndonjë mik që u jep të drejtë të tjerëve, gjë që do t’ju acarojë më keq.

Gaforrja
Hënë e kujdesshme, edhe trekëndëshi që formon me Plutonin ndikon pozitivisht në çift, duke konsoliduar idealet dhe interesat e përbashkëta. Një udhëtim afër liqenit apo detit para sezonit do ishte gjë e mirë: keni një tërheqje të parezistueshme ndaj ujit!

Luani
E diel pa ndonjë program të veçantë, ju mjafton të jeni rehat dhe t’u përkushtoheni atyre aktiviteteve që i keni shtyrë gjatë javës. Kujdesuni më shumë për pamjen e jashtme dhe mos e teproni me gatimet: sezoni i pranverës duhet t’ju gjejë në formë të përkryer.

Virgjëresha
Energjikë, me Hënën në trekëndësh me Plutonin e pathyeshëm, por të shqetësuar nga kuadratura e Mërkurit me Saturnin, që paraqet pengesa në çështjet personale. Keni dëshirë për sqarime në çift. Për të zgjidhur një problem të vjetër, diskutimi duhet të bëhet në tavolinë.

Peshorja
E diel pa humor. Vetëm Saturni është në anën tuaj, që do të thotë, sa më pak fjalë dhe më shumë angazhim për të përfunduar projektet në punë ose studimet. Kujdes nga dinakët, dikush mund të përfitojë nga zemra juaj e mirë.

Akrepi
Mos u tërhiqni para një situate emergjente në punë. Është detyra juaj të ndihmoni kolegët në punë, edhe pse nuk jeni të përfshirë në plan të parë. Shkëmbeni këshilla me miqtë: sensi juaj praktik do vlerësohet shumë.

Shigjetari
Në shtëpi, argumenti i vetëm janë gjithmonë shpenzimet e tepërta. Sa keq! Keni shumë gjëra për të thënë vetëm duke folur për dashurinë. Sjellje e pazakontë për optimistët e kalibrit tuaj, por sot nuk do gëzoheni si zakonisht.

Bricjapi
Ditë me gjallëri, falë trekëndëshit të Hënës me Plutonin, por edhe të gatshëm të krijoni hapësirën e duhur për argëtim. Në plan të parë sporti dhe shëtitjet në natyrë. Ekologjia do jetë ndër interesat tuaj kryesore, është koha të bëni diçka.

Ujori
E diel pa lëvdata. Do ishte më mirë të ishit në punë; po të qëndroni në shtëpi pa bërë asgjë, do acaroheni më shumë. Më mirë kërkoni ndonjë shpërqendrim, duke zgjedhur mes shoqërisë së miqve ose librave tuaj të dashur.

Peshqit
Tregohuni të dashur me partnerin, duhet t’i kushtoni më shumë kohë lidhjes suaj. Bashkëpunim edhe me miqtë tuaj, me kusht që të mos flisni për punën. Termi “detyrë’ sot nuk bën pjesë në fjalorin tuaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb