Dashi 21 Mars – 20 Prill

Situata emocionale pak të komplikuara. Nëse do vazhdoni të këmbëngulni, rrezikoni të krijoni një rrëmujë të madhe. Ndiqni këshillat e një miku besnik. Përkujdesja që tregoni ndaj një të afërmit tuaj do shpërblehet me ngjarje të papritura dhe të këndshme.

 

Demi 21 Prill – 20 Maj

Do kuptoni që në familje është më e thjeshtë të rivendosni harmoninë në heshtje sesa të ngacmoni çështje të së shkuarës. Në dashuri mos hiqni dorë pikërisht tani: do arrini të fitoni përsëri personin që keni për zemër.

 

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor

Falë Jupiterit dashamirës do keni mundësi ta ktheni situatën në favorin tuaj, duke u bazuar në intuitën tuaj dhe improvizime. Guxoni! Me ndihmën e Mërkurit do merreni me argumente të cilat do të pasurojnë aftësitë tuaja profesionale.

 

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik

Hëna është aleatja juaj, por propozimet që i keni bërë partnerit tuaj nuk janë bindëse; mos u mundoni t’i impononi dëshirat tuaja. Me Jupiterin jofavorizues, para se të firmosni diçka, kontrolloni mirë kontratat që duhet të nënshkruani.

 

Luani 23 Korrik – 23 Gusht

 Për shkak të Mërkurit kundër Peshqve, shpërqendrimet dhe mungesa e dëshirës do kushtëzojnë rezultatet në punë. Duhet një rishikim i menjëhershëm kritik. Për fat të mirë, një email ose telefonatë do ju sjellë një lajm të mirë që do ju kthejë humorin.

 

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator

Me Hënën në shenjën tuaj që kundërshton Neptunin, që të kaloni një të diel të qetë duhet të shmangni tendencën për të shfaqur ndjenja mosbesimi. Të zhytur në një atmosferë pak të tensionuar, do jetë e vështirë të keni një ritëm pak më të gjallë dhe të gëzueshëm.

 

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor

Rregulloni mënyrën e reagimit ndaj të tjerëve. Ndoshta do jetë më mirë të dëgjoni të tjerët sesa të ndërhyni pa vend. Do e shihni se edhe dialogu do përmirësohet. Mos lini pas dore miqtë me të cilët mund të ndani argëtime konstruktive dhe inteligjente. Miqësia duhet ruajtur.

 

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor

Ngjarjet e kohëve të fundit do ju bëjnë të vini në dyshim drejtësinë ose mungesën e saj në rrugën që keni zgjedhur të ndiqni. Mos u mundoni t’u shmangeni problemeve në lidhjen tuaj. Përballuni me situatën e krijuar dhe thoni atë që ndjeni pa frikë.

 

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor

Asnjë e re në horizont. Mos u shqetësoni: është Saturni i cili duke kaluar në qiellin tuaj, ju krijon një siklet të vogël të cilin, po ta shihni mirë, është thjesht sipërfaqësor. Me kolegët silluni si aleatë dhe bashkëpunëtorë, në vend që të vini në dukje gabimet e tyre.

 

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar

Një e diel që do kalojë sipas parashikimeve tuaja, duke qenë se Hëna në bashkëpunim me Virgjëreshën do bëjë gjithçka që t’ju sjellë vetëbesim dhe humor të mirë. Përpiquni të vendosni një ekuilibër më të mirë mes jush dhe partnerit tuaj duke harmonizuar dëshirat reciproke.

 

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt

Jeni gati të kaloni aventura të paharrueshme! Megjithatë përpiquni të bëni plane më realiste nëse nuk doni të zhgënjeheni. Në familje do jeni nxitës për ndryshime pozitive. Do keni dëshirë për bashkëpunim dhe të qeshura.

 

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars

Hëna te Virgjëresha është armiqësore dhe për më tepër i kundërvihet edhe Neptunit në shenjën tuaj. Do keni tendencën t’i shihni gjërat si doni ju, jo ashtu siç janë! Tregoni shumë kujdes për ushqimin tuaj dhe konsumoni produkte natyrale dhe organike sa më shumë që të jetë e mundur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb