Dashi
Marsi në qiellin tuaj është i gatshëm të dëgjojë zërin e Hënës. Do të pranoni mundësinë e një pune të papritur dhe shumë të dëshiruar. Me Uranin dhe Saturnin kundra mund të vini në pikëpyetje disa zgjedhje. Vazhdoni përpara!
Demi
Hëna do të ndezë midis jush dhe partnerit zjarrin të sedrës dhe xhelozisë. Thojini ‘po’ dialogut dhe arsyetimit për të zgjidhur problemet. Mos i mbroni miqtë edhe kur nuk kanë të drejtë. Jini më të ekuilibruar në justifikime.
Binjakët
Falë bashkëveprimit të Hënës me Mërkurin do të nxiteni nga kureshtje të reja. Do të keni mundësinë të keni frymëzim për të shprehur idetë. Do t’u largoheni atyre që u japin më shumë rëndësi gjërave sipërfaqësore, duke zgjedhur pasurinë e karakterit.
Gaforrja
Me Plutonin kundra, nëse mbani inat ndaj dikujt apo diçkaje, do të jetë më e zgjuar dhe e frytshme të përballeni me problemet dhe t’i tejkaloni. Bëni një zgjedhje të saktë me personat me të cilët rrini, jo të gjithë ju ndihmojnë të vlerësoni cilësitë tuaja.
Luani
Për shkak të veprimtarisë së Hënës, ritmet e ditës do të bëhen të paqëndrueshme. Do të jetoni momente kënaqësie, por edhe çaste pasigurie. Mos e shmangni afrimin e një personi që keni njohur së fundmi, mund t’ju bëjë kureshtarë më shumë sesa mendoni.
Virgjëresha
Me Hënën që ju favorizon, nëse jeni beqar, dikush do t’ju afrohet me ndjenja të sinqerta, po ngadhënjimi nuk do të jetë i lehtë. Do të pretendoni gjithmonë shumë. Në horizont shquhen mundësi të mira profesionale, që duhen shfrytëzuar menjëherë. Mos i lëni t’ju ikin.
Peshorja
Kundërshtimi i Uranit i bën disa vendime të vështira. Prandaj nuk ju ngelet gjë tjetër, përveçse të angazhoheni! Tregohuni të vëmendshëm ndaj kritikave të një miku, për të kuptuar se çfarë përshtypjesh kanë të tjerët për ju.
Akrepi
Për meritë të Marsit dhe Uranit që i buzëqeshin Hënës, sot marrëdhëniet tuaja do të jenë më të fuqishme. Mund të ndryshoni mendje për një eveniment. Do të keni takime të mrekullueshme, që do t’ju ndryshojnë jetën e dashurisë apo do të forcojnë lidhjet ekzistuese.
Shigjetari
Nëse jeni në kërkim të një pune, me Jupiterin që ju ndihmon, bëni gjithçka mundni për të goditur në shenjë. Do t’ia dilni, padyshim! Jini më altruistë. Jepini prova të bujarisë suaj, duke ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë për ju.
Bricjapi
Për ta pasur të qetë jetën në çift, është e udhës që t’u përshtateni kërkesave të ndryshme të partnerit dhe të jetës. Dorëzohuni përpara fakteve. Me Neptunin dashamirës, përkushtojuni një kauze të rëndësishme.
Ujori
Marsi dhe Venusi do të bëhen bashkë për të mundësuar që ta kaloni kohën në shoqëri të mirë. Do të merrni më të mirën e asaj që ju rrethon. Nëse duhet të dilni të flisni para njerëzve, do të jeni shumë të favorizuar nga një shprehi e qartë dhe e saktë.
Peshqit
Për meritë të Neptunit në qiellin tuaj, do të dini si të dilni nga situatat e përditshmërisë falë një intuite të pagabueshme. Do t’ju propozojnë t’u përkushtoheni personave në nevojë apo të bëni bamirësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb