Dashi
Planetet në mbrëmje ju dhurojnë një avantazh më shumë. Do të mbizotëroni skenën profesionale me frymëzim, me shpirtin e iniciativës dhe mprehtësinë e reflekseve. Një takim do të bëjë që të ëndërroni me sy hapur, do të përjetoni emocione dhe momente me shumë pasion.
Demi
Me mbështetje e Jupiterit do të përfundoni me sukses një çështje të rëndësishme, që keni kohë me të cilën merreni. Duhet të jeni mirënjohës për aftësitë tuaja bindëse, nëse një mik ndryshon mendje dhe kthehet t’ju takojë.
Binjakët
Do të përballeni me Saturnin, që priret t’ju vështirësojë çdo gjë me një buzëqeshje. Duke qëndruar të gëzuar dhe pozitiv, do t’ia dilni të jepni më të mirën. Në rrethin shoqëror, do të jeni tepër të vlerësuar për gjallërinë e nismave tuaja.
Gaforrja
Kini kujdes dhe mos i hidhni shumë benzinë zjarrit të lojërave të pushtetit dhe keqkuptimeve. Jini të drejtpërdrejtë e të sinqertë dhe do të arrini shpejt të gjitha objektivat që i keni vënë vetes. Kërkoni qartësi në raportet në punë tek kontaktet e reja. Dhe hidhni të zezën mbi të bardhë.
Luani
Gjeste të vogla dhe këshilla të një kolegu me më përvojë nuk do të bien në vesh të shurdhët. Do t’i merrni në konsideratë dhe do t’ju shërbejnë për të bërë zgjedhjet e duhura. Më në fund, gjendja juaj ekonomike është në rritje, edhe pse duhet të merreni me angazhime të së kaluarës.
Virgjëresha
Bashkëveprimi i planetëve e thekson pasigurinë të provokuar nga Hëna, që është kundra jush dhe kjo ju bën të cenueshëm nga mashtrimet e iluzionit. Pas kërkesave tuaja me ëmbëlsi, partneri do t’ju përgjigjet me nxitim romantik dhe pasionant.
Peshorja
Me Plutonin që ju vëzhgon tërthorazi, duhet të bëni kujdes ndaj rrëmujës së vazhdueshme që shkakton në organizimin e përditshëm të jetës suaj. Nëse disa çështje do të shfaqen sërish, janë shenja se vështirësitë dhe keqkuptimet nuk janë sqaruar kurrë plotësisht.
Akrepi
Mos e sforconi një gjë që ka nevojë për kohën e vet. Mbajeni në kontroll gjaknxehtësinë dhe pse një familjar do të çojë në kufi durimin e juaj. Në dashuri do të shprehni autonomi dhe besim, por gjithashtu do të tregoni se jeni edhe shumë xheloz.
Shigjetari
Hëna në qiellin tuaj përballë Diellit do t’ju verë në provë. Do të zbavitet duke bërë të shfaqen tensione, që zakonisht i mbani nën kontroll. Do të jeni të acaruar dhe nuk do të jeni tolerantë madje edhe përballë keqkuptimeve të vogla me të tjerët.
Bricjapi
Neptuni kundra jep sinjale për ndryshime të mundshme në mjedisin e punës. Mund të ndryshojë disa zakone. Duhet të përballeni me sfida të reja. Është e fortë dëshira për të rilindur, për t’ia nisur nga e para. Është një ëndërr që mund të realizohet dhe e keni vetë në dorë për t’ia dalë.
Ujori
Me Saturnin dhe Uranin që ju favorizojnë, do të përfundoni me sukses dhe pa lodhje çfarëdo projekti që ndërmerrni, edhe po të jetë i ndërlikuar. Do të keni një shkëmbim idesh konstruktive me një koleg, që do të ndikojë ndjeshëm tek ju.
Peshqit
Urani do të ndikojë tek ju, duke bërë që të jeni veçanërisht dyshues dhe gjaknxehtë. Probleme të pazgjidhura do të kthehen në qendër të vëmendjes. Duke menduar mbi zgjedhje të bëra së fundmi që ju kanë bërë të lumtur, do t’ju ndihmojë të jeni në humor të mirë dhe të keni vetëbesim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb