Dashi 21 Mars – 20 Prill

Nën tërheqjen e Venusit dhe Marsit, Hëna iu prish disi qetësinë dhe krijon pengesa në rrugën tuaj të gjatë. Do të merreni të promovoni një projektin tuaj të punës, tek i cili keni shumë pritshmëri. Gjasat janë që të dalë me sukses.

Demi 21 Prill – 20 Maj

Nëse me partnerin është krijuar pak tension, mos e vononi çështjen për ta sqaruar. Për të kthyer harmoninë do të jetë më e thjeshtë sesa mendoni. Përfitoni nga mbështetja që ju garanton familja, për të përmbushur zgjedhjet që do bëni.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor

Rruga e gabuar dhe vonesat mund të bëjnë që të dështojë një plan. Por mos u dekurajoni, pasi keni mundësi të gjeni zgjidhje më të mira akoma. Organizoni një udhëtim: do të bëjë që të krijoni kontakte interesante me persona të panjohur.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik

Për shkak të veprimit të Hënës, dita do të jetë disi e vështirë, me shumë keqkuptime, ankesa dhe mendime jo shumë optimiste. Sot në dashuri do të jeni pak jashtë ritmit. Asgjë për t’u shqetësuar, por dëshira për t’u larguar nuk e favorizon mirëkuptimin.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht

Perfeksionizmi gëlon në venat tuaja, por do të ishte më mirë të liroheshit nga kjo, pasi ju streson dhe çon në ndikime negative në raportet profesionale. Takimi me dikë që nuk e keni parë prej shumë kohësh do të bëjë që të ndizet një flakë e vjetër pasioni.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator

Nëse ndiheni të kushtëzuar nga kërkesat dhe gjykimet e një familjari, vërini vetes objektiv që të liroheni për të marrë vendime. Duke qenë se ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes, do të zbuloni se kështu do të ndiheni mirë.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor

Mbështetja e Mërkurit, por me armiqërinë e Venusit dhe Marsit, do të bëjë që të ndiheni fajtorë në frontin e dashurisë. Është e kotë të prisni ndryshime në punë. Jeni ju që duhet të bëni diçka për t’u ngritur në detyrë. Nuk mund t’ia lëni më rastësisë.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor

Jeni të hapur për bashkëpunime dhe të gatshëm të jepni ide të reja. Sa keq që Mërkuri angazhohet duke ju vënë shkopin në rrota. Do të dini të vlerësoni plotësisht personin që ju rri përkrah dhe t’i kushtoni vëmendjen e duhur.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor

Për shkak të Venusit, çështje të zemrës mund të bëjnë që të lini pas dore punën. Por Saturni ju tërheq vëmendjen dhe ju shtyn të keni përqendrim dhe qartësi në mendime. Nëse e kuptoni që personat që rrinë rreth e rrotull jush nuk ju përshtaten, largohuni prej tyre.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar

Të jeni më të dashur nuk ju bën veçse mirë. Pa dyshim, do të lehtësonte ndjeshëm raportet me personin që keni në krah. Mos harroni: Ndërhyrja e një familjari në punët tuaja do t’ju nervozojë disi, por nuk keni çfarë bëni.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt

Falë Jupiterit që ju mbështet, nëse keni ndonjë ide të bukur që ju shkon ndërmend, vëreni në veprim. Do t’ia dilni të gjeni edhe aleatë. Nëse do të ketë fërkime brenda familjes, largojuni duke e kaluar me sportivitet.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars

Loja e dashurisë do t’ju shtyjë të gënjeheni disi, duke shpikur ëndrra dhe iluzione, por do t’ju shërbejë për të pasur një takim edhe më të mirë. Nganjëherë përpiquni të jini më të çlirët, kur nuk i kuptoni nganjëherë gjërat nga këndvështrimi i dikujt tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb