Dashi
Pasi jeni përpjekur shumë herë të rrotulloni çelësin, mund ta kuptoni se dera ishte e hapur! Hëna në kuadraturë sot nuk ju favorizon aspak. Të rrethuar nga njerëz që flasin shumë, në fund duhet të dilni jashtë për të marrë ajër të pastër.

Demi

Jeni në formë fantastike, falë Hënës në shenjën e Bricjapit. Është momenti ideal për të tentuar të bëni diçka më tepër në zyrë. Mos u kënaqni me pak! Mund të realizoni një ëndërr në sirtar. Ndoshta ai udhëtimi që dëshironi nuk është shumë larg.

Binjakët

Diferencat në opinione nuk janë pengesë për ju që, sidoqoftë, keni arritur të vendosni pika të përbashkëta me kontaktet miqësore. Është thelbësore për ju të keni më shumë se një këndvështrim dhe t’i dëgjoni të gjithë.

Gaforrja

Realizimi praktik i disa projekteve mund të përballet me ndonjë pengesë, për faj të Hënës te Bricjapi. Megjithatë do bëni të pamundurën! Ndoshta keni nevojë për një ndihmë të vogël në shtëpi. Veproni në mënyrë që zëri juaj të dëgjohet, pa frikë.

Luani

Java fillon pa shumë entuziazëm, sepse nuk keni arritur të çlodheni mjaftueshëm në fundjavë. Nëse jeni të lodhur, përpiquni mos ta shfaqni në punë. Ndoshta duhet t’i lini lëvizjet tuaja më të guximshme për kohë më të mira.

Virgjëresha
Duke qenë se jeni shumë të përpiktë, do pretendoni shumë nga ekipi juaj. Hëna në trekëndësh me shenjën tuaj ju dhuron ide fantastike për të udhëhequr të tjerët. Krijimtaria nuk është problem dhe duke qenë se dispononi burimet e duhura, mund të realizoni gjëra të mëdha.

Peshorja

Jeni ndierë të manipuluar nga dikush, i cili pastaj nuk ju ka trajtuar fare mirë, dhe pa u menduar dy herë. Po mendoni të hakmerreni, por duhet shumë kujdes. Kini durim, rasti për t’u hakmarrë do vijë në një moment që nuk e prisni.

Akrepi
Për realizimin e qëllimeve tuaja keni nevojë për personat e duhur. Kontaktet e reja mund të hapin dyer të ndryshme, që më parë ishin të mbyllura. Do ju udhëheqë instinkti i brendshëm, për të cilin jeni shumë krenar, nganjëherë më tepër se duhet.

Shigjetari
Për ju adhurues të ndryshimeve, dita do jetë pak monotone, duke qenë se nuk do ketë lajme emocionuese. Mos u shqetësoni, pushimi nuk ju bën keq. Mësoni t’i shikoni ndryshe edhe gjërat që ju duken si rutinë. Do habiteni.

Bricjapi

Saturni ju mëson se kujdesi nuk është kurrë i tepërt, por si thotë proverba: ‘Kush nuk rrezikon, nuk fiton’. Dhe nganjëherë duhet të hidheni në sulm! Nëse prisni përsosmëri para se të veproni, rrezikoni të mos lëvizni kurrë. Mos u shqetësoni shumë.

Ujori
Keni përgatitur gjithçka që ju nevojitet, me përjashtim të asaj që është gjëja më thelbësore. Pak të shpërqendruar, por në fund të fundit, askush nuk është i përkryer. Nëse i keni të gjithë përbërësit, torta do dalë shumë e mirë.

Peshqit
Falë disa zgjedhjeve të mira, do jeni mjaft popullor. Falënderoni edhe këndin Hënë-Neptun që do ju ndihmojë të merrni shumë vlerësime. Pamja e jashtme është e rëndësishme, por nuk mund të ndaleni vetëm në gjërat sipërfaqësore. Shkoni më tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb