Dashi 21 Mars – 20 Prill

Pozicionimi i Uranit në qiellin tuaj në lidhje me Mërkurin i bëjnë argumentet më thumbuese, më të hapura, mbi të gjitha përballë atyre që janë treguar jo të sinqertë. Do të keni emocione të papritura me personin e dashur, me Hënën që përqafon Marsin.

Demi 21 Prill – 20 Maj

Më të paqtë a më pak agresivë, edhe pse duhet të qortoni dikë që nuk është shumë i vëmendshëm. Vëreni veten gjithmonë në pozicionin e tjetrit përpara se ta kritikoni. Në çastin më të posaçëm do të dini gjithmonë t’i rimerrni në dorë frerët e situatës.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor

Disa çështje burokratike do t’ju mbajnë të tensionuar. Duhet të mësoni t’i menaxhoni duke pasur më shumë zotërim mbi ato aspekte që mund t’ju shkaktojnë tensione. Në vend që të lejoni që t’ju kapë ankthi, përkushtojuni një veprimtarie tjetër. Nganjëherë është e nevojshme ta stakosh mendjen për pak kohë.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik

Tensionet e lidhura me probleme profesionale do të lehtësohen vetëm nga ëmbëlsia e personit të zemrës, që sot do të jetë më e theksuar. Nuk ndiheni të qetë brenda vetes sepse nuk arrini të zgjidhni midis dy pretendentësh që ju kanë magjepsur.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht

Mërkuri që ju favorizon do t’ju dhurojë një shans të mirë për të sqaruar keqkuptimet me dikë që ju e doni. Mos e lini këtë rast t’ju shpëtojë. Do të dini të zgjidhni me saktësi një çështje pune të ndërlikuar, duke marrë shumë kënaqësi nga kjo.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator

Mos iu hapni të tjerëve për çështje sentimentale delikate të historisë suaj të dashurisë. Me partnerin po planifikoni një udhëtim që e keni pasur në mendje prej kohësh. Jeni në qiellin e shtatë!

Peshorja 23 Shator – 22 Tetor

Ndonjë hezitim në lidhje me të ardhurat tuaja? T’i hidhni një sy bilancit të muajit është e udhës, nëse nuk e keni bërë ende. Nëse më pas llogaritë nuk dalin, gjëja e duhur do të ishte të shpenzonit më pak, për të kursyer për atë që ju nevojitet vërtet.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor

Partneri më në fund do të jetë në lartësinë që kërkon situata dhe nuk do të shqetësohet nga përgjigjet që do t’u jepni kërkesave që ka. Nëse do të zgjidhni të jeni më emocionalë, do të jeni më pak bujarë dhe të përfshirë, por me siguri më të qartë dhe të qetë.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor

Do të gaboni me kokëfortësi për mbrojtur qetësinë tuaj, por partneri, duke e kuptuar, do t’jua falë. Me pak fjalë do të jeni edhe më të bashkuar se më parë. Mos jini koprracë kur vjen puna për të treguar dashurinë tuaj. Njerëzit që ju rrinë në krah e meritojnë plotësisht.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar

Do të shtyni në një datë të pacaktuar një takim që nuk doni ta bëni. Pse doni të humbni kohë me atë që e dini që në fillim se nuk është e përshtatshme për ju?! Mërkuri te shenja juaj grindet me Uranin, prandaj do ju duhet të kontrolloni nervozizmin tuaj.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt

Në kontakt me publikun jeni gjithmonë të preferuar, buzëqeshja juaj lehtëson barrën dhe shkrin pakënaqësitë e atyre që janë në pritje. Do të kaloni një mbrëmje shumë të bukur dhe argëtuese në shtëpinë e miqve tuaj.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars

Loja e dashurisë do t’ju shtyjë të gënjeheni disi, duke shpikur ëndrra dhe iluzione, por do t’ju shërbejë për të pasur një takim edhe më të mirë. Nganjëherë përpiquni të jini më të çlirët, kur nuk i kuptoni nganjëherë gjërat nga këndvështrimi i dikujt tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb